Ndryshimi i Kushtetutës, konstitucionalistët kanë pikëpyetje

P { margin-bottom: 0.08in; }
Ideja e hedhur për ndryshime kushtetuese (që me sa duket është projekt, jo thjesht ide), ka shkaktuar reagimet e konsitucionalistëve. I pyetur nga Agon Channel, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, ka hedhur idenë se Kushtetuta duhet rishikojë kompetencat e një qeverie në largim apo edhe ligjin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe institucionet që vënë atë në lëvizje. “Qeveria gjatë asaj periudhe nuk duhet të ketë të gjithë kompetencat kushtetuese që i ka në një mandat normal të saj”, thotë Abdiu.
Konstitucionalistë të tjerë shprehen kundër shkrirjes së institucionit të Gjykatës Kushtetuese, një institucion që ka shërbyer për garantimin e Kushtetutës përtej vështirësive. “Për të hedhur një ide të tillë duhet argument. Deri më sot unë nuk kam dëgjuar argument bindës”, shprehet Niazi Jaho, ndërsa Abdiu e vlerëson se: “Qasje të papranueshme. Kam qenë dhe mbetem kundër kësaj pikëpamjeje”.
Dy ditë më parë, Presidenti Nishani, Kryeparlamentari Meta dhe Kryeministri u shprehën për rishikimin e Kushtetutës.
k.c.
Add new comment