Arritje historike, perëndimi arrin marrëveshje me Iranin

P { margin-bottom: 0.08in; }
Pas pesë ditëve negociatash të mundimshme për programin bërthamor të Iranit, fuqitë botërore dhe Irani, kanë arritur një marrëveshje për zgjidhjen e krizës e cila ka zgjatur më shumë se dhjetë vite.
Sipas kësaj marrëveshje e cila u arrit pak pas mesnate në Gjenevë, hapi i parë fillestar përfshin kufizime të rëndësishme në programin bërthamor të Iranit dhe merr në shqyrtim pjesën më të madhe të shqetësimeve më urgjente, përfshirë kapacitetet pasuruese të Teheranit, stoqet iraniane me uranium të pasuruar, numrin dhe aftësitë e centrifugave iraniane dhe aftësinë e këtij vendi për të prodhuar plutonium të nivelit ushtarak në reaktorin Arak. Irani gjithashtu është zotuar të lejojë mbikëqyrje më të madhe të programit të tij bërthamor, që mendohet se do të sillte prodhimin e një arme bërthamore.
Në kuadër të marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Britania, Franca dhe Gjermania do të reduktojnë në mënyrë të kufizuar dhe të përkohshme sanksionet ndaj Iranit. Sanksionet kryesore, përfshirë ato kundër sektorit të naftës, atij bankar dhe financiar do të mbeten në fuqi.
ne.su.
Comments
Gjithe kjo hipokrizi nga
<p>Gjithe kjo hipokrizi nga vende te cilat te gjitha jane te armatosura me arme berthamore, kimike e baktereologjike!</p><p>Ku e gjejne te drejten keto shtete t'i thone jo berthamores se tjetrit kur e kane ne shtepine e tyre? Dhe mbi te gjitha, perse nuk tentojne te çarmatosin armikun nr.1 te Iranit qe kaq shume masakra ka kryer qe prej themelimit, shtetin nazi-sionist te Izraelit? Se drejtesia kerkon qe kur dy rivale te armatosur zihen, nje i trete edhe me i forte se ta, i ndan duke i çarmatosur. Por drejtesia e fuqive te medha, te vetequajtura "demokratike", bazohet ne parimin rufian: bej siç them une, por jo siç bej une! Ne fakt eshte e zellshme te çarmatose nje shtet paqesor qe kurre s'ka sulmuar shtete e popuj te tjere; nderkohe qe toleron armatosjen e armikut te ketij dhe te mbare Botes me armet me vdekjeprurese te ndaluara nga konventat nderkombetare.</p>
Add new comment