Korrupsioni në drejtësi, mazhoranca vë gishtin edhe te Presidenti. Xhafa: Nishani, ushtar i bindur politik

Postuar në 27 Nëntor, 2013 07:06

Parlamenti ka marrë sot në vëmendje situatën e krijuar në sistemin e drejtësië. Arratisja e Drenovës dhe rasti i denoncuar nga emisioni “Fiks-Fare”, janë kthyer në temë debate në seancën plenare, ku akuzave nuk u ka shpëtuar as Presidenti i vendit. Deputeti socialist Fatmir Xhafaj madje, nuk ka munguar të etiketojë Presidentin si të njëanshëm. “Sistemi i drejtësisë është në emergjencë kombëtare është kthyer në klientelizëm të çdo lloji, edhe politik, pazaresh të ulëta. Nne po vuajmë se presidenti për fatin e tij të keq dhe të gjithë shqiptarëve është ushtar i bindur; ai vetëm garanton celulat militante brenda sistemit, që kontrollojnë vetë sistemin, që janë duke i marrë frymën pjesës së shëndoshë”- tha Xhafaj. Ky është ndoshta sulmi i parë i hapur ndaj kreut të shtetit, i cili vihet tanimë në focus të debatit të ditës, pikërisht për shkak të kompetencave institucionale që e lidhin atë me sistemin e drejtësisë.

Më shumë në: http://www.panorama.com.al/2013/11/27/xhafaj-drejtesia-emergjence-kombetare-presidenti-lojtar-politik-ushtar-i-bindur/

s.z

Comments

Submitted by iliri (not verified) on

<p>Si jurist dua te shpreh se jam i &nbsp;befasuar kur degjoj se ne Parlamentin e Shqiperise, ka deputet si Z.Fatmir Xhafa ku eshte realist dhe ve alarmin &nbsp;se c&#39;fare na ka trashguar qeverisja e meparsheme ne sistemin e drejtesise. Ka nevoje urgjente per reformimin dhe fuksionimin per zgjedhjen e gjyqtareve e prokuroreve, ne baze te meritokrazise dhe kritereve qe ata duhet te plotesojne.&nbsp;<span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">E drejta zhutet por nuk mbutet.</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.