Grabitet banesa e Gonxhes, thotë News 24

Grabitjet në shtëpitë e biznesmenëve janë pasuar nga një ngjarje e re. Sipas burimeve të policisë së Tiranës, banesa e ish-zv/kryetarit të Bashkisë së Tiranës, veprimtar i lëvizjes së Dhjetorit dhe aktualisht biznesmen në fushën e transporteve e makinave me qera Blendi Gonxhe, ka rënë pre e grabitësve. Grabitja, njofton News 24, ka ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë, ku autorët kanë marrë një sasi lekësh, vlera e të cilëve ende nuk bëhet e ditur; janë vjedhur gjithashtu disa bizhuteri si dhe sende të tjera me vlerë. Nuk ka patur njeri në momentin e grabitjes, dhe se mendohet që grabitja mund të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit, por është konstatuar vetëm pasditen e ditës së sotme nga denoncimi që Blendi Gonxhe ka bërë në polici. Policia e Tiranës konfirmon se grabitja ka ndodhur me thyerjen e derës kryesore. Ekspertët e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë ekspertimin e nevojshëm për gjumë gishtash nga ana e autorëve që do të ndihmonte në identifikimin e tyre. Dy ditë më parë, nje personi iu grabitë 40 mijë euro pranë urë së Beshirit, në dalje të kryeqytetit.
a.k
Comments
PO Edi Rames kur do ja krefin
<p>PO Edi Rames kur do ja krefin shtepine?</p>
Intreresant keto perkufizimet
<p>Intreresant keto perkufizimet "biznesmen", "hajdut", ku eshte ndryshimi persa i perket situates shqiptare? Psh. une nuk e kam te qarte se si Blendi Gonxhe u ngrit ne rangun e biznesmenit ose me mire menyren se si u pasurua e u be biznesmen. Pak kohe me pare nuk u la gje pa thene neper gazeta kunder Eduard Selamit qe kishte nje aktivitet te ngjashem ne USA dhe kjo u be objekt percmimi. C'eshte ky standard i dyfishte trajtimi, apo ky eshte shoku i Rames ndersa ai tjetri jo. Akoma nuk u mor vesh se si u pasuruan te gjithe ata qe ishin ne krah te Rames ne administrimin e bashkise se Tiranes! Valle do te hetohet ndonjehere?</p><p> </p>
Add new comment