Parakalimi i çmendur merr katër jetë pranë Peqinit

Postuar në 18 Nëntor, 2013 08:38

Tre makina të përfshira, tre drejtuesit humbasin jetën. Personi i katërt ndërroi jetë gjatë transportimit në spital. Aksidenti i rëndë ndodhi para pak orësh në aksin Elbasan-Peqin, me një bilanc tragjik. Gjithçka në dalje të qytetit të Peqinit, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjocajt, kur tre mjetet u përplasën, sipas të dhënave të para, pas tentativës për parakalim të njërës makinë. Automjetet e përfshira në aksident janë me targa EL2270C, AA576GA dhe AA638DC. Korrepondentja e “Panoramës” njofton se viktimat e identifikuara janë shtetasit; Halit Tabaku (Ford), Besmir Tupi (Benz) dhe Xhevit Beu (Seat), tre drejtuesit e automjeteve. Rrugës për në spital ka vdekur Besmir Beu. Vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën në spital shtetasi Olsi Beu.
Ndërkaq, TCH njofton Benzi dhe Seati ecnin me shpejtësi të madhe paralel, njëri duke parakaluar dhe tjetri (mesa duket) pa e hapur rrugën, ndërsa përballë vinte makina Ford. TCh thekson edhe anën tjetër: Ky vend, kryqëzimi Gocajt, është një pikë e zezë në gjithë aksin, ku kanë ndodhur shumë aksidente, pasi nuk ka as shenja në rrugë, as tabela rrugore dhe as ndonjë polic rrugor.

a.k

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

<p>Një &quot;bravo&quot; e madhe për &quot;sportivitetin konkurrues&quot; të Besmirit, dhe për sedrën burrërore të Xhevitit (i cili për më tepër &quot;ka hedhur zaret&quot; edhe për dy njerëz të vet, mesa duket).<br />Ngushëllime të ndjera për familjet, të cilat nuk e meritojnë këtë çmim, qoftë edhe prej papërgjegjshmërisë së të afërmve të tyre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.