Shehi: “Danezëve iu deshën 400 vjet për të bërë zgjedhje; ndërsa Berishës i ka pëlqyer blerja e votave

Postuar në 21 Nëntor, 2013 05:00

Në një intervistë për shqiptaren.com, Dashamir Shehi, një nga pak zërat që herë pas here del nga kori i opozitës, ka shtruar nevojën e ndryshimit të ligjit elektoral në funksion të mbarëvajtjes së zgjedhjeve. “Duhet të ndërhyhet përmes një konsensusi të gjërë për ndryshimin e përmirësimin e ligjit elektoral”, thotë ai, dhe po aty hedh idenë e një ndryshimi tjetër: “Duhet të ndërhyhet fort që tani [tek] përbërja e komisioneve zgjedhore, që nga qëndrori, deri në nivelin vendor, në mënyrë që të gjendet një formulë për të shmangur militantizmin që ushtron presion mbi votën”. Cila është formula? Shehi mjaftohet të thotë se “komisionerët [duhet] të jenë ekspertë”.

Ka folur dhe lidhur me një ndërhyrje të Berishës mbi këtë çështje. Ky i fundit ka paralajëmruar se nuk do të hyjë në zgjedhje, nëse nuk garantohet mosblerja e votës, por Shehi është kritik dhe me të. “Ankohet pikërisht ai që është akuzuar më shumë [kur] ka qënë në pushtet për abuzim me votat; mund të duket absurde që bllokimin e blerjes së votës e kërkon pikërisht Berisha, i cili për tetë vite kishte mundësi ta rregullonte këtë punë, por me sa duket i kanë pëlqyer këto atëherë”.

Megjithatë, Shehi nuk e sheh të lehtë realizimin e zgjedhjeve normale në Shqipëri. “Për të bërë [zgjedhje të rregullta] duhet të ndryshohet kombësia shqiptare; [duhet të bëhemi] danezë apo norvegjezë”, thotë në mënyrë ironike ai, dhe saktëson: “[Danezëve dhe norvegjezëve] iu deshën 400 vjet për të arritur deri këtu, ku janë për t’u marrë shembull”.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.