Bast i vështirë për shkollat e mesme. Udhëzimi i MASH: Rezultatet e dobëta çojnë në shkarkim të drejtorit

Postuar në 21 Nëntor, 2013 06:31

Ministria e Arsimit ka nxjerrë së fundmi një udhëzim ku përcakton rastet e shkarkimit të arsimtarëve. Gazetarja Ermelinda Hoxhaj, shkruan në faqen nr. 8 të gazetës “Shqiptare” se dhuna dhe kurset me nxënësit janë arsye ligjore për largim nga puna. Po kështu, udhëzimi parashikon edhe rastin kur shkarkohet një drejtor i një institucioni shkollor parauniversitar. “Një maturë e “dobët” do t’i kushtojë vendin e punës drejtorëve në shkolla”, shkruan Hoxhaj. Falsifikimi i dokumenteve, ryshfeti dhe dhënia e kopjeve kategorizohen si arsye për të hequr një mësues nga puna. Gjithçka mbetet për t’u parë në proces, pasi rregulla dhe ligje për arsimin janë nxjerrë boll. Gjithsesi kriteri i rezultateve të larta për maturën është një bast i vështirë për drejtorët e shkollave të mesme, nisur nga një klimë e përgjithshme jo shumë pozitive që ka mbërthyer arsimin.

Më shumë në: http://www.balkanweb.com/sociale/2776/udhezimi-i-mas-arsimta...

s.z

Comments

Submitted by kela (not verified) on

Znj. ministre deri tani jeni duke u marre me fjale, do bejme kete e do bejme ate. Nderhyni ne arsim zonje. Shkolla shqipe, e them pa ndroje kete, eshte ne ditet me te veshtira nen shtetin e pavarur shqiptar. Te lutemi beje kete sa me shpejt, shpetoje shkollen nga kaosi ku gjendet sot

Submitted by Shih-shkollat-k... (not verified) on

Kjo mase e Ministrise se Arsimit dhe Sportit (por habitshem jo me Shkences) ngjan deshiremire por mesa mund te hamendesoj jo detyrimisht e informuar mire. Sigurisht qe eshte e rendesishme qe te kete masa qe rrisin pergjegjshmerine dhe performancen e arsimit parauniversitar, por masa te tilla te pa studjuara per efektshmerine e tyre mund te jene kundervepruese. Mjafton ti hedhesh nje sy debatit qe behet sot per arsimin publik ne ShBA per te kuptuar se te lidhesh performancen e nje shkolle me shkarkimin nga puna e drejtuesit s'eshte apriori nje gje e mire. Ketu kemi te bejme me nje fenomen social qe shpjegohet shume qarte nga i ashtuquajturi "Ligji i Campell-it" ne sociologji :

"Sa me shume qe nje tregues sasior social (rezultatet e matures) perdoret per vendimarrje te nje natyre sociale (reforma ne arsim/heqja nga puna e dretjuesve te shkollave), aq me shume subjekti ne fjale (shkolla, drejtoret) do t'i nenshtrohen trysnise se korrupsionit dhe do te priren per te shtremberuar rezultatet (fabrikojne rezulate fiktive) dhe te shtremberojne vete procesin social (rezulatet e matures) qe perpiqet qe te mase ne radhe te pare."  Femijet shpesh deshtojne ne shkolle jo pavaresisht perpjekjeve te shkolles por pikerisht per shkak te perpjekjeve te shkolles. Me mend ne koke se edukimi eshte pune edhe me delikate se c'montimi i LHL-ve.

Do te ishte me vlere qe te silleshin me shume ne vemendje permes debatit publik te gjitha keto reforma qe Ministria ne fjale po ndermerr e me vjen keq qe ka kaq pak informacion per nje ceshtje te nje rendesie kaq madhore sa c'eshte edukimi.

Submitted by Anonim (not verified) on

O burra, te gjithe mesuesit te vene nota te larta qe te mos shkarkojme drejtorin. Jo keshu MAS, JO..JO

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.