Kryeministri mohon çekun 12 miliardë dollarë për armët kimike: “Marrëdhëniet me SHBA nuk janë lojëra fati”

Për herë të parë që pas përfundimit të protestave kundër sjelljes së armëve kimike siriane në Shqipëri, Kryeministri i vendit ka dalë publikisht për të sqaruar opinionin rreth vendimit të qeverisë. I ftuar në studion e gazetarit Alban Dudushi, Edi Rama ka shpjeguar në hollësi ecurinë e procesit, ngritjen e protestës dhe rolin e opozitës. Por me më shumë interes është sqarimi mbi ofertën amerikane. Ja se çka thënë Rama lidhur me hipotezën e një çeku 12 miliardë dollarë për Shqipërinë në këmbim të shpërbërjes së lëndëve kimike: “Ky është një vend që ka problem me lojërat e fatit, ne e dimë këtë gjë. Këtu luhet shumë bixhoz, blihen shumë bileta lotarie dhe ëndërrohet shumë një bingo. Por në këtë rast, në marrëdhëniet midis shteteve dhe në proceset e zhvillimit të një vendi nuk ka bingo. Kështu që e gjitha kjo është një fantazi”. Me këtë rast duket se edhe argumenti i vetëm i përkrahësve të “linjës së ashpër”, pra të një “Po” ndaj armëve, ka rënë, sikurse ka rënë edhe pretendimi i opozitës për transparencë. Lidhur me këtë “kauzë”, kryeministri ka deklaruar se për armët kimike, “Berisha e dinte”.
Më shumë lexoni në:
http://www.panorama.com.al/2013/11/20/rama-si-u-negociua-per-armet-kimike/
s.z
Comments
prandaj nuk kemi për të ecur

prandaj nuk kemi për të ecur ndonjëherë ne si popull!ne nuk ja kemi idenë se çdo të thotë vlerë monetare!!

12 miliardë $????

kush i ha këto idiotësira gomerësh????

Rama ka genjyer jo pak

Rama ka genjyer jo pak mbreme...

Se arvizuja tha ndryshe. Ambasadori amerikan përmendi në një intervistë televizive një natë para Jo-së shqiptare për armët e Asadit, ndihmën me statusin dhe faktin që Shqipëria ka nevoja emergjente sepse është “vend i varfër dhe me borxhe”. Pyetjet e gazetarit në këtë pikën e ndihmes janë konkrete, por Rama nëse do pranonte diçka prej këtyre propozimeve do ti duhej të pranonte që kishte një marrëveshje.

Këtë gjë ai e shmang me kujdes gjate ketyre diteve, sepse ekzistenca e një marrëveshje sjell detyrimin për transparencë. Rama tha që ka patur vetëm negociata që ai i përcaktoi si “fazë e parë”, pa detyrim për t’u bërë publike.

Pra po te pranoje qe ka patur nje marreveshje do pranoje qe ka qene jotransparent, nje akuze e hershme e PD-se se diskredituar te Berishes kjo. Rama mua mu duk konfuz. Une besoj se ai ka arsye te tjera qe refuzoi SHBA-te, jo turmen e atyre protestuesve qesharake te AKIP-it qe shtrinin femijet ne rruge me flamur sirian

Dmth sipas teje na paskan

Dmth sipas teje na paskan ofruar $12 miljard?!
hahahaha

Nuk ka kufi injoranca e popullit tone. Plus dhe qe jemi mbush me pseudogazetar trubosh qe krijojn kshu lajmesh.

O Rame, nuk jane "lojera

O Rame, nuk jane "lojera fati" marredheniet me SHBA-ne, por nuk jane as "lojera fjalesh" si ato qe ben ti. Hajde se me vone do tja degjoni sazen, kesaj qe bete si ti si Luli i Damirit

Ceku i bardhe apo vizite ne

Ceku i bardhe apo vizite ne shtepin e bardhe??? ...Karamele apo cokollate...Kemi pas nje plak te motecem e te ditur ne lagje...Ne 1992in kur filloi kriza energjitike e diegies se transformatorve, populli dilte neper lagje e shikonte cbehej me transformatoret...Asokohe ambasadorti Rayerson hodhi idene e cekut te bardhe. Ishte paradosk sepse gjysma e Shqiperise ish ne terr pasi skish para per te belre transformatore...Dhe kur dikudh e pyeti xhahxane se do vinte "celu i bardhe" ai tha...: "Eh mor djem nuk vjen cek i bardhe...ne cdo familje nuk vjen lek qyl pos doli ne pune babai me nene..."

Rama eshte 3 here

Rama eshte 3 here genjeshtar.

1- genjeu amerikanet se u tha po

2- genjeu shqiptaret te cileve u tha se nuk i kishte thene po amerikaneve ndersa Arvizu tha sh qarte qe SHBA do zhgenjehej nese Rama kthen pergjigje negative pasi gjerat kane ecur kaq sh.

3 - Sot genjen serisht qe thote se paska pasur detyrim te ruaje informacionin dhe mos ta ndaje ate as me nr 1 dhe 2 te shtetit - presidentin dhe kr e parlamentit

Sot akuzon opoziten per antiamerikanizem sepse ajo nuk pranoi t'i mbante ison ne marrezine e vet dhe u rreshtua me popullin.

Se fundmi kerkon ta heqe veten si demokrat i madh se ne fund te dites nuk guxoi te sillte helme kimike ne shtepi.

Ky njeri thjesht nuk me duket ne rregull nga ana mendore

jeni te gjith te papaster nga

jeni te gjith te papaster nga ana mendore. vetem nje popull histerik idiot mund te shqelmonte ne kete menyre, pa u informuar fare, nje rast si ky. ne na mjafton me shit naj thes me hashash, me pre naj pem per me u ngrof, me nejt gjith diten ne bar me nje kafe.

Njerez si ty, qe enderrojne
Njerez si ty, qe enderrojne per çeqe te bardha, i kane nisur keto punet e hashashit. Per kollajllek, per shkurt, per shpejt.
Nuk eshte e vertete ???? Si

Nuk eshte e vertete ???? Si ka mundesi ???? Po kete e kishte shkruar gazeta Dita dhe e dhane si lajm edhe Tema me Respublica-n ...

U shthur bota ....

Ku jane ata te "peshkut ne

Ku jane ata te "peshkut ne det-tigani ne zjarr" qe bene llogarit me laps se sa leke do te merrnin per familje??

Rama ka te drejte! E kush

Rama ka te drejte!

E kush jepka 12 miliarde dollare, SHBA? E pse? Per nje problem qe ne fakt nuk eshte fare i tyre. Per nje gje qe nuk ka te beje fare me industri fitimi, biznesi, etj, por me nje operacion te veshtire paqeje. C'ne SHBA t'i detyrohet kaq shume Shqiperise ne pikepamje financiare? Bazuar kjo mbi nje parneritet biznesi? Aspak.

O komentues qe flisni kunder Rames, keni bere ndonjehere negociata me amerikanet apo anglezet? Jo ne kete rast qe behet fjale per nje angazhim qe SHBA do kryente pas asnje lloj fitimi, por edhe sikur per Bizens fitimprures te behej fjale, me amerikanet nuk negocionin dot suksesshem nqs nuk je ne pozita te shendosha.

E shumta SHBA mund te bente propozim per cmim Nobel per paqe dhe do vinte me shume ne qender te vemedjes Shqiperine nga pikepamja e besueshmerise ushtarake apo operacioneve te ketij lloji. Natyrisht do akordoheshin para te cilat me se shumti do shkonin per personelin teknik, sigurine, teknologjine dhe mbarevjatjen e kesaj sipermarrjej. Pra para qe me se shumti do i merrnin ata vete. Natyrisht dhe qeveria shqiptare do zinte nje vend me te privilegjuar ne syte e Pentagonit/ Washingtonit dhe Rama kete prestigj dhe siguri pushteti ka llogaritur se pari nqs i kane thene nje PO fillestare ne parim.

Nqs qeveria shqiptare do kerkonte te maste koken me spango per nje angazhim te mirefillte paqeje, ne syte e Washingotnit do ishte nje qeveri mafiozesh qe duhej permbysur.

Dmth sipas tje SHBA nuk, i

Dmth sipas tje SHBA nuk, i ze gjumi per Shqiperine...? Mos more...Ku qenka nje shume aq e madhe, kuptohet se edhe rreziku eshte shume shume shume i madh...Nderkohe qe ne nuk ishim ne gjendje te demontonim ca fusheke te ndryshkur 30-40vjecare, dhe ska sesi te kemi garanci dhe as mundesi te bejme nje gje te tille...Do ish eksperient i tmerrshem qe SHBA do benin ne Shqiperi...

Add new comment