Palët kanë zënë të riorientohen lidhur me armët kimike

Pozicionet politike po bëhen më të kuptueshme lidhur me asgjësimin e armëve kimike në territorin shqiptar. Opozita ka folur me gojën e të parit të saj de facto, Berishës: “SHBA e Rusia që kanë një territor sa 1/3 e planetit të gjejnë zgjidhjen. Gjetën Shqipërinë si kikirik në hartë. Jo. Në territorin shqiptar nuk ka asnjë lloj kushti për të bërë këtë proces.” Më qartë se kaq nuk bëhet.
Por edhe nga kampi i maxhorancës ka një lloj tërheqje. Kryeministri Rama vijon t’u mbahet qëndrimeve të veta plot ekuivoke, por ka qenë Meta ai që e ka rritur masën e distancimit nga i pari i maxhorancës. Madje, ai ka bërë sot në mëngjes një vizitë surprizë mes protestuesve, të cilët i ka ngushëlluar. Duke u thënë (sipas shqiptares.com): “Vendimi nuk është marrë ende. Ky është Parlamenti i të gjithë qytetarëve. Do të dëgjohet zëri juaj. Ka mjaft spekullime. Po politizohet nga disa politikanë, ndërsa ambientalistët i kuptojmë. Jemi në dialog të vazhdueshëm me ta, por nga disa politikanë që akoma nuk janë çarmatosur duan të mbartin konfliktin para Parlamentit.” Nuk dihet nëse është konsultuar me Ramën për këtë deklaratë. Nëse po, atëherë duhet menduar se edhe Rama është duke u tërhequr.
Ndërkohë, zëvendës ambasadori Amerikan në Tiranë, Henri Zhardin i pranishëm në doganën e Kakavijës, ka folur dhe për këtë argument. “Procesi i demontimit të armëve kimike do të jetë i sigurtë”, ka thënë ai, por nuk ëhstë marrë vesh nëse e ka marrë të mirëqenë një vendim tonin për t’i pranuar ato armë në Shqipëri. Nëse po, kjo don të thotë se nuk ka mbajtur shënim ato që po ndodhin në Tiranë.
Re.Pu.
Comments
Ky zoteria amerikan le tja

Ky zoteria amerikan le tja coje armet kimike per demontim Izraelit sepse:

Shqiperia nuk ka fare te beje me armet kimike ruso-siriane.

Amerika ka mik permbi mik Izraelin.

Izraeli eshte shtet fqinje me Sirine.

Izraeli perfiton direkt nga zhdukja e ketyre armeve.

Izraeli eshte nje shtet me fuqi te pakrahasueshme me Shqiperine.

Shko pirdhu thuaj

Shko pirdhu thuaj zv.ambasadorit, Mos na rruaj shume tocin po ktheji njehere syte nga qytetet me te medha te shohesh

Zoti Sali, ky do te ishte

Zoti Sali, ky do te ishte qendrimi yt po te ishe kryeminister akoma?

Add new comment