Përçahen protestuesit

Aktivistë, qytetarë dhe deputetë të opozitës kanë protestuar sërish kundër deaktivizimit të lëndëve helmuese luftarake të Sirisë në Shqipëri. Edhe pse me të njëjtin qëllim, protestuesit janë ndarë në dy sheshe.
Altin Goxhaj dhe Aleanca Kundër Importit të Lëndëve Helmuese e ka nisur protestën më herët, rreth orës 13, pranë sheshit para Piramidës.
Ndërkohë, një tjetër protestë ishte paralajmëruar në sheshin Skëndërbej nga grupime studentore, aktivistë dhe ambjentalistë në orën 14:00.
Ndërkohë që inicuesit e protestave, Aleanca Kundër Importit të Plehrave, ajo që nisi e para sensibilizimin e opinionit dhe protestat, kishte anuluar tubimin dhe nuk ishte pjesë e asnjërës prej protestave.
Një përfaqësues i AKIP, Elton Kacidhja, i pyetur për këtë nga Top Channel deklaroi se Aleanca Kundër Importit të Plehrave nuk i bashkohet protestës së AKILH pasi ajo është një lëvizje e organizuar dhe mbështetur nga Partia Demokratike dhe se nuk dëshiron që aksioni i tyre qytetar të politizohet dhe të shfrytëzohet nga asnjë forcë politike.
Ndërkohë që AKIP nuk ishte pjesëmarrëse e protestës, ndarja mes dy grupimeve të tjera që protestonin të mërkurën është bërë më e dukshme pikërisht kur ata janë bashkuar pranë Kryeministrisë.
Ndarja e protestës që tashme ka nisur të marrë ngjyrime politike do të theksohet edhe në ditët në vijim. Organizatorët e AKILH kanë paralajmëruar një tjetër protestë para Parlamentit ditën e enjte.
Ndërkohë që Aleanca Kundër Importit të Plehrave do të protestojë po të enjten, por në Elbasan, ndërsa po organizojnë një tubim me vetëm shoqerinë civile, qytetarët dhe studentët ditën e shtunë në Tiranë.
Comments
Sinqerisht jeni te peshtire

Sinqerisht jeni te peshtire me keto qe raportoni!

Sa te gatshem per kete lajm

Sa te gatshem per kete lajm ore Respublica? Po edhe cfare se u percane protestuesit? Po per qeverine e percare ku ka dy jave qe nuk flet asnjeri pse nuk beni nje lajm? Madje niseni cdo mengjes gazeten e juaj me lajmin: edhe dje qeveria nuk foli.

Pak rendesi ka ne se percahen
Pak rendesi ka ne se percahen protestuesit. Ajo qe i bashkon eshte deshira per te mos sjelle asnje lende kimike siriane ne shqiperi. Eshte e mundur qe edhe kjo qeveri te jete thjesht nje drejtuese e nje republike banane pa shtylle kurrizore dhe ndjenje pergjegjesie para te sotmes e te ardhmes.
Perse nuk marrim shembull fqinjin tone me te vogel ne veri lindje qe e ka shpallur me ligh kushtetues veten shtet ekologjik dhe askush nuk i ben oferta te tilla qe vetem mafiozet politike mund te ulen te bejne pazare?
E perseris, nuk ka rendesi se protestuesit nuk jane te bashkuar si grupime, por ka rendesi qe pajtohen ne kerkesen e tyre. Nuk eshte çudi qe pas nja dy ditesh, qeveria te paguaje protestues e gazetare qe te te kerkojne sjelljen e lendve kimike me nje deshire mbreselenese, qe mund te bejne te mendosh se jeta e shqiptareve varet prej tyre.
Thuaj Jo! Do te respektojme me shume po mbrojte token, ajrin, dhe ujin e atdheut!
Ju te Respublikes jeni kopja

Ju te Respublikes jeni kopja e Temes! Kur organizonte protesta Opozita edhe pse nga me te pamoralshmet ju edhe 2 vete bashke i benit garrumbull. Asnjehere nuk o shkruajt "u percane" apo "proteste e vaket". Tani qe e keni per detyre nga financuesi juaj Edi Rama ti beni Lavde qeverise, na sillni shkrime qe ta hedhin muhabetin kuturu vetem e vetem qe ti shmangni temat e nxehta per mos tju merzisit Donatoret! Nuk merreni me fenomenin e zjarrte aktual por shkoni e i numeroni robve edhe komcat e xhaketes, mjere ai qe i ka mangut se do haje artikullin e rradhes si sensacion ditor!

Njerez te pamoralshem jeni. Kriminelet me te rrezikshem te shoqerise!!!

Nuk percahen protestuesit,

Nuk percahen protestuesit, Altin Goxhaj eshte ai qe gjithmone ka kopjuar aktivitetet dhe projektet e te tjereve, dhe gjithmone ka dubluar fushatat e te tjereve. Ai eshte nje kopjac dhe percares. protestuesit kane nje objektiv... ndalimin e armeve kimike.

Add new comment