Berishës ia ka qejfi "sheshet dhe rrugët"

Postuar në 14 Nëntor, 2013 07:37

Berisha sot në Kuvend iu referua deklaratës së ekspertit Walker se Shqipëria ka pranuar ti shkatërrojë armët kimike, duke akuzuar mazhorancën për mashtrimin e qytetarëve. Meta e ka ironizuar duke i thënë që para se të besojë ekspertin amerikan të besojë atë me të cilin ka qeverisur për katër vjet. Fjalet e Metes: “E ka më të lehtë të besojë atë ekspertin që e cilësoi më të mirin në botë se sa të më besojë mua me të cilin ka qeverisur për katër vjet. Si mund të ketë vendim pa dëgjuar dhe zërin tënd në parlament.”
Por Berisha vijoi serinë e akuzave, duke thënë se NATO nuk i ka kërkuar asgjë qeverisë shqiptare për armët kimike, por është qeveria ajo që ka kërkuar vullnetarisht t’i shkatërrojë armët e Sirisë. “Kërkoj të vijë urgjent kryeministri, të japë llogari pse ka mashtruar shqiptarët. Pse ky amshim makbethian. Një njeri i qytetëruar nuk mund të luajë me një gjë të tillë. Të anulojë vizitën e tij në Beograd, të shkojë më vonë skam kundërshtim, sot është në ditën e mashtrimit të madh dhe duhet të vijë para qytetarëve shqiptarë. Mblidhni kryesinë e parlamentit shqyrtoni çdo ndryshim për referendum. Ju japim si zgjidhje referendumin, përndryshe sheshet dhe rrugët do të jenë parlamenti i Shqipërisë.”- deklaroi Berisha. a.n.

Comments

Submitted by minona (not verified) on

<p>me duket se me shume pa paska ty qejfi te merresh mer berishen sesa berishes te dali ne rruge ....&nbsp;</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Sa bukur ja futi Iliri Berishes???? ahahahahaha</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.