Basha quan Ramën satrap oriental: Referendum për armët kimike

PD mblodhi grupin e saj parlamentar sot, pak minuta pas nisjes së seancës parlamentare. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se opozita do të depozitojë në Kuvend kërkesën për mbajtjen e një referendumi lidhur me armët kimike. Portalet online citojne Bashen: “Prej më shumë se një jave, shqiptarët po përjetojnë ankthin e lajmit të mbërritjes së armëve kimike në Shqipëri. Shqiptarët duan të dinë të vërtetën nga kryeministri, që është investuar personalisht dhe mesa shihet i vetëm fare në këtë çështje. Ne kemi kërkuar transparencë për këtë çështje, por Rama zgjodhi rrugën e tij të preferuar: heshtjen arrogante ndaj zërit të qytetarëve. Tani është radha jonë t’i bëjmë me dije këtij kryeministri që ka vendosur të sillet sipas standardit të një satrapi oriental. PD do të depozitojë sot në Kuvend kërkesën për mbajtjen e një referendumi popullor për armët kimike. Duhet të jenë shqiptarët ata që do të vendosin për Shqipërinë e nesërme" a.n.
Comments
Mendimi im eshte qe kjo
<p>Mendimi im eshte qe kjo proteste te kaloje ne nje prosteste jo vetem per armet kimike por edhe ndaj klases politike ne shqiperi. Ka ardhur koha qe populli te marre ne dore fatet e ketij vendi!</p>
Po ky qumështori që e
<p>Po ky qumështori që e tëeheqin prej hunde çështë </p>
Add new comment