Armët Kimike: Fillojnë të çarat në maxhorancë; Blushi mbështet protestuesit

Postuar në 14 Nëntor, 2013 06:30

Është marrë vesh tanimë që edhe maxhoranca nuk është kompakte lidhur me vendimin për të pranuar sugjerimin amerikan për të asgjësuar armët kimike siriane në Shqipëri. Sot ka reaguar dhe deputeti Ben Blushi. Ai jo vetëm i ka quajtur legjitime këto protesta, por edhe i ka mbështetur. “Protesta e qytetarëve shqiptare është e drejtë dhe shumë legjitime edhe për cështje me të vogla se kaq, jo kaq kardinale. Në kushte të tjera edhe unë do isha në protestë”, është shprehur ai në përfundim të seancës së potershme parlamentare. Më tej, ai e ka shfrytëzuar rastin për të bërë publike paqartësitë e veta, e për rrjedhojë qëndrimin e vet: “Sot është vendi për të thënë që qeveria duhet të tërhiqet ne konsultime, ka ndjeshmëri shume të lartë. Ka panik që krijon perceptim të keq për vendin, dhe ka një prestigj.” Pas kësaj vjen radha e pyetjes që bëhet nga shumë vetë: “Pse duhet të jetë Shqipëria?” Në fund, Blushi e ka zgjidhjen: “Është koha për të dëgjuar më shumë popullin, ky do ishte vendimi i duhur. Ne nuk kemi ardhur në pushtet për të demontuar armë kimike, por për të ndërtuar ekonominë e vendit”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

nuk esht Ben Blushi qe ka kundershtu i pari. Esht besnik baraj dhe shum te tjer. Pse i fryni kot kto tollumbacet e ps qe bejne si p...s.. po jan vetem ca medioker qe i jan dedikuar parase dhe rehatise personale, pa ushtruar asnje pergjegjesi reale publike

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Shqiperia eshte bere nje kosh plehrash, gjithfare plehrash.

Submitted by bbb (not verified) on

NUK MUDNTE BESOHET ME rAMA DHE ARRXIU I AMERIKES...Problemi eshte se e keqja nuk duhet pare vetem tek arroganca e Rames( I CILI NUK MERITON ME TE JETE KRYEMINISTER) por edhe qelbsirlleku i amerikanve. Kete qelbsinllek te amerikanve askush nuk e permend. SHBA jane nje xhandar nderkombtar dhe gjejne montsra idote si kokboshi Rama per te be arritur qellimet e tyre te ndyra. Mos harrojme ckane bere ne Kolumbi, Panama, Nikaruagua, Irak apo gjetke...Opinioni vec denimit te Rames duhet edhe te denoje politiken amerikane te qellimit te kthimit te Shqiperise ne kosh plerash. Ndaj te futen ne NATO pa rradhe dhe pa plostuar kushte qe sot i shofim qe nuk i plotesojme...Bile sot duhet shtrohet ceshtija imediate: A DUHET TE KERKOJME DALJE NGA NATO? A DUHET REFERENDUM PER TE PYETUR POULLIN SE DUAM APO JO TE JEMI NE NATO PAS KETYRE NGJARJEVE??? Une them se po...Perdryshe kosh plerash do behem heret apo vone...

Submitted by anonim (not verified) on

Car thote Pali eshte e drejte ne kemi shume edhe plehra talebane-kristiane.

Submitted by salih ram_adani (not verified) on

Perdryshe kosh plerash do behem heret apo vone...

o bbb( prej berishes,i berishes,per berishen), kosh plehrash je dhe ke qene, akoma nuk e ditke dhe kjo eshte merita me e madhe e berishes,piji lengun tani, morracak

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.