Në Shqipëri? Vendimi pritet të merret nesër

Postuar në 14 Nëntor, 2013 02:53

Sipas Paul Walker, drejtor i “Green Cross International”, një organizatë që këshillon Kombet e Bashkuara për çështjet mjedisore, vendimi nëse armët kimike siriane do transportohen në Shqipëri pritet të merret të premten, pra nesër.

“Lëndët kimike që do të transportohen janë lëndë që mund të përdoren për të krijuar armë, apo për t’u përdorur në industri - tha Walkner për emisionin Al Jazeera Stream.

A e përshkroi procesin si të parrezikshëm dhe të sigurtë. Por pse në Shqipëri? Të njëjtën pyetje që bën prezantuesja e emisionit, ia ka bërë vetes edhe eksperti në çështjet e armëve kimike.

“Kështu pyeta edhe unë, ç’ne në Shqipëri? Por Shqipëria ka shkatërruar arsenalin e vet të armëve kimike. Bëhet fjalë për 16 ton me helm mustard, i shkatërruar në 6 muaj. Vendi u tregua i vullnetshëm për ta realizuar këtë proces”,- shton ai.

a.n.

 

http://mapo.al/2013/11/13/kreu-green-cross-armet-kimike-drej...

Comments

Submitted by Eda (not verified) on

<p>Ne fakt Walkeri tha &quot;vendimi pak a shume eshte marre dhe do te anoncohet te premten&quot; ka pak dallim kjo, nga menyra si po e paraqisni ju, po njerezit sot kane plot burime informacioni, e e kane pare edhe vete emisionin e aljazeer-es keshtu qe s&#39;keni pse shtremberoni fjalen e tij...&nbsp;</p><p>Po edhe nese vendimi do te merrej neser, kur do ta beje transparencen me publikun kryeministri yne? Apo mbasi te jete nenshkruar kontrata e gjithcka te jete ceshtje e perfunduar, do dale te na thote &quot;jini krenar, sepse une kam zgjedhur me te miren per ju&quot; ? Transparenca me publikun duhet bere paraprakisht, edhe ne qofshin te paarsyeshme frikerat e ankthet, detyra e kryeministrit eshte te na sqaroje se pse duhet pranuar ky propozim, dhe cilat jane avantazhet qe shqiperia do te kishte nga kjo etj etj. Jo keshtu si e ben ky, &quot;rrini rehat ju, se mendoj une per te miren tuaj&quot; pfffff&nbsp;</p>

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Walker harron faktorin terrorizem qe nuk eshte i kontrollueshem me kaq siguri ne nje vend si Shqiperia, qe me ardhjen e armeve kimike behemi nje target i volitshem ritorsionesh,&nbsp; per te mos folur per korrupsionin qe eshte nje tjeter argument qe kundershton tezat e sigurise.</p><p>Duke lexuar mesazhet qe arrijne ne facebook ne faqen e Rames nga vete perkrahesit e tij, tashme ato 1 milion shuplakat do t&#39;i kthehen mbrapsht ne 1milion grushte.&nbsp; Paska qene me te vertete profetike data e 1 prillit qe gjeneroi aleancen e &quot;rilindjes&quot;. Sa pak i zgjaten genjeshtrat parazgjedhore. Shpresoj qe tashme te jete e qarte se asnje politikan qofte majtas apo djathtas nuk eshte i interesuar te beje te miren e vendit por vetem te vetes dhe klikes se tij. U desh çeshtja e armeve kimike per t&#39;i mbyllur gojen edhe militanteve te thekur te blogut qe tashme nuk kane argumente per te justifikuar qendrimin e liderit te tyre te ndritur.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.