Të martën në ora 20, rikthehet BAROMETËR24 në NEWS24

Plot 8 javë pas dekretimit të qeverisë Rama, filloi anketimi i dytë i kampionit të BAROMETWR24 dhe rezultatet e tij do të publikohen të martën në orën 20 në NEWS24 nga Dr. Eduard Zaloshnja, drejtuesi i BAROMETWR24, raporton Balkanweb, që sqaron se kampioni është i njëjtë me atë që u sondua në tetor.
Mediat në vendet demokratike kanë dhjetra vjet që i japin mundësi elektoratit t’i bëjë të njohura opinionet e tij nëpërmjet sondazheve periodike të opinionit. Në Shqipëri, NEWS24 është i pari medium që po e krijon këtë mundësi nëpërmjet sondazhit periodik BAROMETËR24.
Të martën në orën 20 në NEWS24, do të mësojmë sesi kanë lëvizur për një muaj kuotat pozitive e negative të politikanëvë dhe partive kryesore, si dhe do të mësojmë se ç’mendon elektorati për përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë dhe për ndalimin e lojrave të fatit. Dr. Zaloshnja ka saruar Balkanweb-in se, për fat, anketimi i kampionit filloi përpara se çështja e armëve kimike të Sirisë të vihej në qendër të vëmendjes së opinionit publik.
Re.Pu.
Comments
Dr. Zaloshnja, sa do e kein
<p>Dr. Zaloshnja, sa do e kein diferencen e gabimit kete here? Mos do jete perseri 100% sic ju doli ne parashikimin qe i bete zgjedhjeve per kryetar bashkie ne Korce?</p>
Zaloshnja..Bej nje sondazh
<p>Zaloshnja..Bej nje sondazh sesa % jane kundra armeve kimike...flm</p>
Add new comment