Ardian Vehbiu përuron librin e tij të ri. “Sende që nxirrte deti”, quhet

Postuar në 11 Nëntor, 2013 15:36

Në një mjedis qibar, në bar-librarinë e famshme “e Për7shmja”, larg stilit e pompave komerciale, është përuruar libri i Ardian Vehbiut “Sende që nxirrte deti”. Autori që banon në New York ka ardhur në Tiranë, si gjithnjë, në prag të panairit të librit, dhe – sërish si gjithnjë – ka ardhur me një libër të ri të tijin. Në “Sende që nxirrte deti”, Vehbiu përshkruan, shpjegon e analizon marrëdhënien e mistershme apo mistike të shqiptarëve me perëndimin. Dhe këtë gjë e bën ku nëpërmjet detajeve autobiografike, e ku nëpërmjet shqyrtimit aposteriori që i bën vetes e të tjerëve në atëbotë (vëzhgimet aposteriori në shumë raste nuk janë gjë tjetër veçse bartje në kohë e përjetimeve dhe vëzhgimeve të bëra “në të nxehtë”).

Libri është publikuar nga ‘Dudaj’, dhe veprimtaria përuruese drejtohej nga botuesja Arlinda Dudaj. Mustafa Nano, që e kish lexuar librin, e vlerësoi këtë të fundit si më të mirin e shkruar nga një shqiptar mbi këtë argument. Nano vlerësoi gjithashtu dhe autorin, duke e quajtur një “Umberto Eco të këtyre anëve” e duke e përkufizuar, tok me Eco-n, si një “cognitive scientist”. Vetë Vehbiu bëri një përshkrim metaforik të librit të tij, madje edhe duke ia kontekstualizuar ndonjë mesazh (përmendi dhe armët kimike të Sirisë).

Re.Pu.

Comments

Submitted by Eda Derhemi (not verified) on

Shume urime njerit prej njerezve me te mencur e me te talentuar qe kemi sot... dhe po ashtu njeri me zemer te madhe, ndershmeri martiri e perulesi prej shenjti. Jemi me fat qe ai ka shqipen gjuhen e shpirtit.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Pikerisht! Me gjithe sensin e permbajtjes, per te mos pergezuar kaq fort nje person perballe, ky qytetar i ndricuar i meriton.

Submitted by Anonim (not verified) on

Unë mendoj që Vehbiu kishte arsenalin që ju dha nga shteti dogmatk komunist të ishte një gjuhëtar mbimesatar. Nuk e shfrytëzoi. Si shkrimtar dhe publiçist është nenmesatar.

Submitted by Asparagus (not verified) on

Anonim, jam shumë i interesuar të lexoj më shumë për sa thoni. Për shembull, çfarë libra të autorit më lart keni lexuar, dhe ku ju kanë zhgënjyer. Një mendim kaq i hollë sa ky që keni shprehur me siguri vjen si rezultat i vramendjeve të gjata dhe hulumtuese, pas leximit të kujdesshëm që do t'u keni bërë veprave në fjalë, gjuhësore dhe jogjuhësore, të Vehbiut. Pa dyshim edhe që do të keni pasur rast që t’i shprehni mendimet tuaja gjetiu, në formë pak më të zgjeruar se sa më lart, prandaj më thoni, ju lutem, se ku mund të njihem me to, dhe të ndjek shtjellën e arsyetimit tuaj, që ju ka sjellë në përfundimin e mësipërm. Më mahnit ideja se analiza juaj mund të jetë po aq autoritare sa edhe përfundimi që nxirrni; dua t’jua dëgjoj fjalën dhe të mësoj prej jush. Ky është edhe avantazhi kryesor i Internetit: të vë në kontakt me mendje si juaja, gjykatës të rreptë por të drejtë të veprës së tjetrit, rojtarë të portave të kulturës, shqiptues verdiktesh që, në gojë të papërgatitura (ose larg qoftë, të pakualifikuara) do të kundërmonin si fekale – nëse më lejoni të shprehem kështu. Prandaj mos hezitoni, i nderuar koleg, që të më referoni në rrënjët e autoritetit tuaj, që ju buron nga sa shkruani më sipër: se për njerëz si ju kemi nevojë, që të bëjmë përpara.

Submitted by Anonim (not verified) on

Asparagus- ju po mundoheni të fyeni personin tim unë dhashë gjykim për krijimtarinë dhe talentin e Vehbiut. Unë nuk do t ' ju fyej por do t' ju perkujtoj se që të gjykohet letersia dhe krijimtaria e shkruar mjafton të jesh lexues i edukuar. Por perderisa po kerkoni kredenciale si diplomat, po u jap edhe ato: jam me diplome masteri në letersi krahasimtare . Vehbiu është një prtendues. Ka kalaur ca kohe në Itali si mësues i shqipes dhe prej kur ka I kur në Amerikë nuk ka depertuar në asgje institucion amerikan. I kam lexuar disa nga librat e tij. Të fund it Shqipja totalitare. Nuk është liber I mire. Është perpjekje e mbetur në tentativë. Vehbiu është rrrëgjuar si gjoja kritik social por edhe aty ka me shumë kujisje, frustrim dhe mllef. Nuk e lexoj më Vehbiun. Kur shoh emrin e tij të promovohet nga miq të tij reagoj sepse dua të shpetoj lexuesit potencial të humbin kohen e tyre të çmuar. Letersia shqiptare nuk e pranon amatorin Vehbiu.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.