Blushi për “Crown agent”: Absurde që kompania të mos paguajë taksa

Ishin të pritshme debatet në komisionin e Integrimit, lidhur me projektligjin për asistencën e shërbimit doganor me kompaninë “Crown Agent”. Deputeti demokrat Genc Ruli ka theksuar se kontrata me “Crown Agent” është më e dobëta e realizuar nga shteti shqiptar, pasi ajo “nuk ka parashikuar asnjë penalitet për firmën e huaj, nëse ajo nuk përmbush kërkesat. Nuk është respektuar transparenca dhe rregullat ligjore për kontratën. Kompania "Crown Agent" në rajon ka dështuar, kontrata nuk duhet të miratohet”. Por edhe socialisti Ben Blushi kishte diçka për të thënë mbi pikën e kontratës që agjencia "Crown Agent" të mos paguajë taksa, por kjo sipas zv.ministrit Ervin Mete është pasi po ndiqet një praktikë standarde për një asistencë evropiane. Normalisht, asistencë ose jo, kompania do të regjistrojë fitim për punën e kryer, ndaj kërkesa e Blushit ka taban të fortë. Deputeti Taulant Balla, nga ana tjetër sipas të cilit kontrata do të sjellë 90 milionë euro më shumë në dogana që në vitin e parë. Ka mundësi të ndodhë edhe kështu, por ama nuk mund të mungojë arsyetimi i thjeshtë: Pra këto para “më shumë”, në të kundërt i ha korrupsioni ynë, çka thënë ndryshe, edhe pranim I pafuqisë për frenimin e këtyre “rrjedhjeve” milionash.
a.k
Comments
Zgjedhjet e vitit 2009-te i

Zgjedhjet e vitit 2009-te i humben dhe nuk eshte e vertete qe na i vodhi Saliu.Thenie lapidare e Benush Blushit,viti 2010-te.

Thenie qe u vertetua komplet

Thenie qe u vertetua komplet ne 2013, ku edhe me 4 vjet qeverisje te deshtuara, vota popullore e PS u rrit vetem me 0.5% dhe asnje deputet me shume.

Vezhgimi i Blushit eshte i

Vezhgimi i Blushit eshte i pasakte --- Crown Agents do paguaje taksa por jo shtetit shqiptare por Tony Blair-it dhe jet-it te tij .

Add new comment