Protesta e opozitës, piruetë nga Korça te Siria

Postuar në 11 Nëntor, 2013 05:53

Kur lëvizja Mjaft njoftonte protestat kundër qeverisë Nano përpara kryeministrisë këtu e tetë vjet më parë, opozita demokrate u bashkua dhe mbushi bulevardin duke bërtitur “Nano Ik”. Edhe pse kauza ishte e përbashkët, Mjaft u detyrua atëherë t’i përgjigjej “akuzës” për aleancë me PD, se nuk mund të ndalonte askënd t’i bashkohej protestës së saj. Dy mandate dhe një kryetar partie me vonë, PD gjendet në rrethana të ngjashme, edhe pse nga premisa të ndryshme. Këtë herë ambientalistët e shqetësuar për stoqet kimike siriane shpallën një protest kundër qeverisë, ndërkohë që PD lajmëroi protestën kundër zgjedhjeve të dyshimta lokale në Korçë. Pra, tematikat dhe oraret ishin të ndryshme. Por përgjatë rrugës, selia blu e pa të udhës ta modifikonte arsyen e protestës, për të kanalizuar në tubimin e saj edhe ambientalistët. Dje në darkë, nëpërmjet rrjetit social kryetari i PD Lulzim Basha shkroi për çështjen e armëve kimike, duke bërë thirrje që në protestë, bashkë me kauzën për votën e lirë të protestohet dhe për heshtjen e qeverisë për çështjen e armëve kimike. Basha vetë, nuk është se ka ndonjë qëndrim të artikuluar për çështjen siriane. Thjesht kërkon që qeveria të deklarohet hapur pro apo kundër kërkesës amerikane.

a.k

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Pse mer halli i kapitalit politik te Rames ju ka kap ju?

Normal mor qe do e godasin, edhe politikisht biles. Ca opozite do ishte ajo qe inatin kryesor qe ka populli ndaj qeverise nuk do e shfrytezonte? Nje qeveri qe nuk rrezikon politikisht per gabimet e saj eshte rregjim, jo nje qeveri demokratike. Aq me teper ne nje teme te tille ku ka pak rendesi kush fiton e kush humbet politikisht, mbi te gjitha duhet ndaluar hyrja e armeve ne territorin tone, edhe permendja e ketyre temave eshte absurde. Mbani qendrimin tuaj pastaj qani hallin e Rames. Biles e di ca, mbani qendrim dhe pike. Karrigia e Rames eshte irrelevante ketu.

p.s faleminderit qe konfirmoni rolin e Mjaftit ne interes te karriges se Rames

Submitted by ed a. (not verified) on

Nuk po qahet halli Rames ketu , po i Bashes , qe s'paska as koke as bythe te drejtoje opoziten...

Submitted by Albi (not verified) on

Tani ta ndajme mendjen njehere e mire.

Per nje jave e shame Bashen me te drejte se nuk i ndihej zeri per kete pune. Tani qe po i ndihet (shuuuume pak gjithsesi) themi pse po ndihet se do te perfitoj politikisht. O njera o tjetra.

E gjithsesi kjo nuk eshte fare primare ne kete mes.

Submitted by bbb (not verified) on

Eh levizja Majft ishte nje levizje e Edi Rames per ti futur gishtin Fatos Nanon me 99shate tij...Ishte rasti i pare ne historine e botrore te politikes qe ndodhte kjo...pavarsisht se pijaneci Nano ishte nje horr i horrve...Mirepo shojku Edi e kte levizje solli per 8 vjet kriminelin Sali me te cilin ndryshoi kushtetuten...e rralle ndodhi edhe per tu besuar...

Submitted by ervini (not verified) on

Ne te vertete respublica po del haptazi si nje faqe mediatike avokatuese e edi rames dhe aspak si organ mediatik me qellim pavaresine dhe te miren shoqerore te perbashket. E bente deri dje kuptueshem ndersa rama ishte ne opozite por vazhdon ta beje edhe sot ne menyre te pakuptueshme kur rama zoteron pushtetin me te dyja duart (de fakto ate e zoteron meta dhe jo rama). Tani preokupimi juaj eshte zeri i ngjirur i bashes neper protestat opozitare dhe jo ajo cka i intereson publikut realisht. Ne te vertete mua si qytetar nuk me intereson shume arredimi i zyres kryeministrore, fotoja e presidentit e dhjere nga mizat ne muret e zyrave apo akte normative me prapaskena politiko-shperblyese per militantet e vet por me intereson nje shtet eficent ne zbatimin e ligjeve dhe politikave te veta, me intereson zbatimi i politikes fiskale te premtuar gjate fushates nga rama, nje polici qe ta luftoje krimin pavaresisht nga emri dhe jo nje drejtor i tredhur policie qe hyrjen ne nje fshat buze rruges e cileson si ceshtje vullneti politik e jo si detyre kryekeput e strukturave qe ai drejton per te zbatuar ligjin ne cdo cm te territorit shqiptar. Me intereson se me c duar do ta nxjerre rama nga prushi pataten e nxehte te armeve kimike dhe qe ujin frutat dhe perimet neser ti ha te pahelmuara. Pra mos u hidhni si zorra ne prush per bashen por keni mjaft motive per tu marre me ate qe sot ka ne dore shtetin.

Submitted by dritan (not verified) on

Ne po te njejtin portal ne nje faqe akuzohet Basha se nuk ka qendrim te prere per kete ceshtje dhe ne faqen tjeter akuzohet Basha pse proteston per kete ceshtje -- e bukur eshte se ne te dyja rastet eshte dora e a.k

mesa duket ngjashmeria me inicialet e kallashnikovit nuk eshte rastesi :-)

Submitted by Albi (not verified) on

Nuk kane ardh akoma direktivat per ceshtjen ne fjale e si rrjedhoje ja fusin icik ne tym cunat, gjithsesi puna eshte me shajt Bashen. Si e qysh nuk ka rendesi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.