Duelfer: Do të kishit përfitime. Po të isha biznesmen do ta kisha parë si mundësi të mirë

Ilva Tare i ka marrë një intervistë në Skype ekspertit të armëve të shkatërrimit në masë, Charles Duelfer-it, dhe e ka transmetuar në programin e vet të mbrëmjes në Ora News. Intervista është interesante, dhe mund ta lexoni më poshtë:
Në Shqipëri ka patur një protestë kundër armëve kimike. A jeni në dijeni për gjendjen?
Nuk jam në gjëndje të kuptoj situatën e brendshme në Shqipëri por e di që propozimi nuk është bërë vetëm nga SHBA por edhe nga Kombet e Bashkuara dhe në Shqipëri do të vinin disa elementë, jo armë kimike, që të procesoheshin dhe më pas do të hiqeshin nga Shqipëria në kushtet më të mira teknologjike. Unë jam në dijeni se Shqipëria ka patur disa armë kimike në të shkuarën dhe duke pranuar këtë mund të kthehej në një vend më të pastër nëse do të hiqte dhe ato mbetje që I ka trashëguar.
E pashë deklaratën tuaj ne Zërin e Amerikës dhe më bëri përshtypje që thatë që Shqiperia do të bëhej më e pastër po të pranonte. Si mund të jetë e vërtetë kjo?
Do të varej se si do të ngocionit ju me komunitetin ndërkombetar. Pasi të procesohej elementi që do të vinte aty, do të dilte sërish nga Shqipëria dhe nëse do të bënit negociatë do të mund t’i kërkonit partnerëve që të hiqnit dhe mbetjet që keni trashëguar ,për t’ju ndihmuar.
Deklaruat se aksidentet mund të ndodhin por shanset janë të ulta, por në vitin 2008 në një kabllogram te publikuar nga ëikileaks ambasada amerikane ka deklaruar se në Qafë Mollë ku ndodheshin mbetjet e disa armëve kimike ekzistonte mundësia e një katastrofe natyrore nëse do të kishte tërmet apo zjarre në pyje. Duke patur parasysh këtë rrezik që ka qënë në dijeni ambasada amerikane, a ishte e sigurtë që të bëhej ky propozim?
Ju s’keni pse dëgjoni vetëm Amerikën për këtë por keni ekspertë nga e gjithë bota që mund të flisnit për këtë dhe të bindeshin që propozimi ishte i sigurtë.
Por a mund të jetë e sigurtë nëse bëhet në mënyrë të kujdesshme?
Asgjë nuk është krejtësisht e sigurtë. Unë hipi në avion shpesh dhe avionët rrëzohen ndonjëherë por në rastin e armëve kimike, rreziku që vjen prej tyre nuk është më i lartë se sa çdo lloj aktiviteti tjetër industrial por nëse ndjek procedurat dhe masat e sigurisë , nuk duhet të ketë problem. Unë nuk jam shqiptar por unë mendoj që mund të kishit përfituar nga kjo. E para do t’ju jepnin një kompensim ndërkombëtar për këtë. Do largonit mbetjet e armëve kimike që keni patur dhe unë e shoh me shumë pozitivitet këtë por kur përfshihet politika, ka kritere të tjera për t’u aplikuar.
Pse pikërisht Shqipërisë?
Nuk e di por jo vetëm Shqipërisë. Di që po konsiderohen edhe vende të tjera europiane por Shqipëria kishte disa eksperienca në të kaluarën , ndodhej gjeografikisht afër, di që është prioritet që këto armë të dalin nga Siria sa më shpejt
A ka ndonjë afat se kur Shqipëria duhet të japë përgjigje?
Këtu thuhet se është dita e nesërme. Nuk e di për afatin
A mund të ketë një problem për Shqipërinë në marrëdhëniet me SHBA nëse refuzon?
Nuk besoj . Nuk bëhet fjalë për këtë. Ky është një moment ku jo vetëm SHBA por edhe komuniteti ndërkombëtar po përpiqej të gjente një zgjidhje që mund të ishte edhe në interesin e Shqipërisë por nëse ju vendosni që nuk e bëni dot për arsyet tuaja politike, kuptohet që në fund çështjet janë vendime të brendshme dhe jo ndërkombëtare.
Ku mund të shkojnë nëse Shqipëria thotë jo?
Ka disa vënde të tjera europiane ku mund të shkojnë ose mund ta bëjnë në një anije. Do të ishte pak më e vështirë. Unë jam i mendimit se fakti që iu propozua Shqipërisë ishte rruga më e sigurtë dhe më e thjeshtë por nuk i di të gjitha detajet.
Do çuditeshit nëse Shqipëria thotë jo?
Nuk i di çështjet tuaja të brendshme . Po të isha biznesmen, do ta kisha parë si mundësi të mirë biznesi.
Kur thoni si mundësi e mirë, sa do të ishte përfitimi?
Nuk jam në dijeni se sa do të jetë shuma që do të ofronte komuniteti ndërkombëtar por duke marrë parasysh edhe largimin e mbetjeve që kishit do të kishte përfitim për Shqipërinë. Mua më është dukur si një gjë pozitive, por është vendimi juaj i brendshëm.
Ilva Tare Tonight
Comments
Perfitime kane edhe minatoret

Perfitime kane edhe minatoret qe futen ne miniera por ne nje te dhjeten nuk dalin te gjalle. Kjo loja e ketyre eshte sikur ai personi qe punon me helme dhe e ka rrogen 3 fish me te larte se ai qe punon ne fabrike por jeten e ka me te shkurter. Atehere duhet t'i themi se SHBA te mos bej me luftera per fitime por te marri te gjitha stoqet Kimike te Botes dhe t'i shkaterroje ne tokat e saja, ndoshta nxjerr dyfishin.

Nigjojeni ket zotnine, se ky

Nigjojeni ket zotnine, se ky merr vesh me shume se Ahmed Dursuni dhe gjithe kopeja e analistave flamur tundes andej e ketej atdheut tone krenar........

NUK I DUAM. PIKE. NUK DUAM

NUK I DUAM. PIKE. NUK DUAM PERFITIME. PIKE.
NUK DUAM. JO. PIKE

"Do ishit bere milioner...do

"Do ishit bere milioner...do kishit ngrene me luge foliri po te pranonit armet e Asadit...c'e do nuk degjuat Edi Ramen dhe as Fahri Balliun por Sazan Gurin"

p.s.Ky Dufleri cfare e ka Hitlerin se i ngjaka shume...

Aman o zot, ITe qofshim fale,

Aman o zot,

ITe qofshim fale, qe na paske sjelle diten e lume dhe te shenueme ne historine e mjere mijera vjecare te vendit te banuar nga shqiptaret dhe paraardhesit e tyre, qe komuniteti nderkombetar, ne rastin e caktimit te nje vendi fatlum per te varrosur aty helmet kimike te Sirise, paska menduar me se fundmi per te miren e shqiptareve duke thene:

-Le te perfitojne te shkretet kete here ca benefite qe do rrjedhin nga groposja e helmeve ne token e tyre.

-Boll u kemi rene ne qafe me kongrese e traktate nderkombetare neper histori, ku ju kemi pergjysmuar toka e popullata, ku kemi mbyllur syte e veshet per genocidet, ku u kemi shfrytezuar ckane me te mire dhe u kemi kthyer brrylat.

-Tani u ka ardhur rradha te gezojne dhe te perfitojne nga helmet, se do tua japim atyre dhe vetem atyre, kaq ta bejne dhembin Franca dhe Norvegjia, India dhe Danimarka e sa e sa te tjer qe nuk po lene mik pa futur qe tua japim atyre.

Ky eshte kumti i ketij palacoje Charl Duelfer, qe edhe pse na qenka ekspert i shkaterrimit te armeve kimike pra edhe i njojes se rrezikut, kostos dhe helmimit te perjetshem te tokes ku groposen ato pas demontimit, edhe pse e di se askush nuk po i pranon ato ne bote, prape na tjerr mashtrime per perfitime nga Shqiperia per kete agresion te pashembullt dhe te paskrupullt te superfuqive ndaj vendit tone.

Te faleminderit Inva Tare qe more mundimin dhe na e solle kete dhurate te helmuar ne opinionin publik.

Nuk je ti e vetmja, megjithate. As me e kamufluara. As me e sofistikuara. Kam ndjekur se fundmi te gjitha editorialet e Mero Bazes per armet e Sirise, perfshire te sotmin, ku ulurinte se opozita ja arriti qellimit dhe e manipuloi opinionin publik, e ktheu kete opinion kunder helmeve te Sirise qe te mos perfitonte Rama prestigj dhe benefite dhe ja arriti qe te krijonte antiamerikanizmin nder shqiptaret dhe e detyroi qeverine ti thoshte Amerikes Jo!, per armet kimike. Eshte nje Mero i cperfytyruar, i terbuar, qe ka humbur llogjiken dhe qartesine, bashke me etiken  Eshte nje Mero qe, meqe ka arritur te manipuloje nje tufe leshkosh qe bien ne orgazem me artikujt e tij dhe leshojne pasthirma miratimi: I madh Mero, e ke qare Mero, te lumte Mero, bjeri Mero, na pri Mero, Mero per president etjere e tjere, kujton se edhe kerma si Berisha e Basha mund te manipulojne ate, qe u shfaq se fundmi si zemra e qytetarise dhe ndergjegjesise shqiptare, opinionin e vertet publik shqiptar brenda e jashte vendit, qe i tha ndal, armeve kimike ne Shqiper Ndersa perpiqesha te gjeja dhe hamendesoja se perse, nje gazetar i kalibrit te Meros, me burime informacioni te hapeta e te fshehta, kishte zgjedhur nje kale te ngordhur beteje dhe ishte rreshtuar me perkrahesit e varrosjes se helmeve kimike ne Shqiperi, gjoja nga benefitet qe do kishte Shqiperia nga keto arme, po sot lexova intervisten zotit Arvizu, ambasadorit amerikan ne Shqiperi dhene Gazetarit Sokol Balla, i cili ne menyre shume te hapet i tregoi publikut historine e negociatave USA-Rama, benefitet e Shqiperise nga ky operacion i paprecedent i superfuqive, benefite qe kishin te benin me shume me humorin e Washingtonit nese refuzohej apo pranohej oferta, se sa me ndonje benefit material konkret. Nuk i tregohet kuleta kollaj, sidomos nje varfanjaku.

Sa me shume lexoja kete interviste, aq me shume me qartesohej Meroja dhe roli qe paskesh marre persiper per te kryer, me gazeten e tij, ne kete mesele te helmeve kimike siriane ne token tone, pra edhe te Meros.

Dhe duke kujtuar piruetat e Meros me Berishen dhe Ramen kuptova se sa te nderlikuara jane borderote ku firmos Mero dhe se vertet, benefite te medha qenkan ne loje. Sigurisht, jo per Shqiperine, por per Merot e Shqiperise.

Dhe ky Duelferi, eshte ne linjen e duhur, brenda borderose se tij, korrekt, as ta bon as ta leshon, dhe me qesendi ta kujton, midis rreshtash, refrenin e mjerimit qe shet veten per dy leka, tek skica brilante e Migjenit, "A doni qymyr zotni", por qe tani ne vend te qymyraxhijes se varfer qe zvarriset ne rruget e Shkodres,kemi qeveraxhijen tone, me dinjtet te shitur, si me nje frak te leckosur, qe bredh neper koridoret e OKB dhe leshon refrenin e radhes: "A doni pak toke shqiptare per te varrosur helmet tuaja, mister ....?"

Add new comment