Edhe sipas Zërit të Amerikës, Tirana do tërhiqet nga bisedimet për armët siriane

Postuar në 14 Nëntor, 2013 09:45

Burime pranë qeverisë i thanë Zërit të Amerikës, se qeveria duket se do të tërhiqet nga bisedimet për shkatërrimin e armëve siriane në territorin shqiptar. Tirana duket se do të tërhiqet nga bisedimet për shkatërrimin e armëve kimike siriane duke i thënë “Jo” mundësisë së realizimit të këtij operacioni në territorin e saj, konfirmuan për Zërin e Amerikës, burime pranë qeverisë.
Kjo çështje ka provokuar një zinxhir manifestimesh në shumë qytete të vendit, ndërkohë që edhe parlamenti zhvilloi një seancë në një situatë të tensionuar. Opozita e cila u shpreh sot publikisht kundër mbërritjes së armëve kimike siriane këmbënguli për një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, ndërsa dorëzoi kërkesën për organizimin e një referendumi për këtë çështje.
Kryetari i parlamentit Ilir Meta i cili pati edhe një bisedë edhe me protestuesit përpara godinës së parlamentit, përsëriti disa herë se për këtë çështje nuk ka vendim nga autoritetet shqiptare dhe se çdo vendim do të duhej të kalonte më parë nga parlamenti. VOA

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Po e tha Zeri Amerikes nje gje, gjithmone e verteta eshte e kunderta...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.