Olldashi, ndryshe nga Basha, nuk tenton të marrë autorësi në protestat për armët kimike

Postuar në 17 Nëntor, 2013 14:35

Ndërsa Basha dhe Berisha thuajse u përzunë nga protestuesit, një strategji tjetër duket se po ndjek rivali i Bashës në PD, Sokol Olldashi, i cili ka reaguar në FB duke ua njohur të rinjve fitoren për armët kimike. Madje, Olldashi thekson edhe sei ishte si një qytetar i thjeshtë në atë protestë.

"Çështja e armëve kimike përfundimisht u zgjidh. Ose, më saktë akoma, u fitua! U fitua nga ata mijëra djem dhe vajza që i dolën për zot problemit dhe që meritojnë mirënjohjen dhe falënderimin tonë më të madh njerëzor. Sot shoqëria shqiptare është më e mirë dhe kjo, në sajë të brezit të gjimnazistëve dhe studentëve që treguan se janë po aq të pjekur sa ç’ishte brezi ynë 23 vjet më parë. Unë ndihem mirë që isha ndër të parët politikanë që iu bashkova protestës së tyre si qytetar. Miqësisht do t’i ftoja ta kultivonin edhe më këtë kulturë proteste që krijuan në këto dy javë, sepse është një garanci e fortë për mbarëvajtjen e punëve të këtij vendi”, shkruan Olldashi.

k.c.

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Ky tipi lart &nbsp;eshte me i djallezuar se Basha si rrjedhim edhe me i lig.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.