Pëllumbi, shans që vjen një herë në 100 vjet. Rama? Fitues! Basha... humbës!

Në një intervistë të gjatë te Dita, Servet Pëllumbi, ndërsa e konsideron veten se nuk ka qenë në brendësi të negociatave, vlerëson se ne humbëm “një shans që të vjen një herë në 100 vjet”:
“...një shans i tillë vjen shumë, shumë rrallë, ndoshta një herë në 100 vjet. Mendoj se do të kishim më shumë përfitime se sa dëme. Por, siç e thashë, gjithë ajo zallamahi që u krijua pati në thelbin e vet moskuptime të mëdha.”
Për Pëllumbin, Rama doli fitues i madh. Basha, humbës. Thotë:
“Nëse ne të gjithë si vend dhe si komb humbëm një shans për të patur një status special midis kombeve të tjerë ballkanikë dhe europianë, Ramën do ta quaja ‘një i fituar i madh moral’ në sytë e popullit të vet, të vendit të vet, por edhe të partnerëve ndërkombëtarë. Ndërsa nëse do të gjykojmë se kush është i humburi i madh në përfundim të kësaj ‘beteje’, mund të them me bindje se të humburit e mëdhenj janë Lulzim Basha, Sali Berisha dhe opozita në tërësi. Ata u vetëdeklaruan si antiamerikanët më të mëdhenj, morën nofkën e antiamerikanit dhe kjo njollë vështirë se mund t’u hiqet ndonjëherë.”
k.c.
e plotë:
http://gazetadita.al/servet-pellumbi-humbem-nje-shans-qe-vjen-nje-here-ne-100-vjet/
Comments
Servet Pellumbi ne fakt di

Servet Pellumbi ne fakt di shume per zhvillimin ekonomik te vendeve. Duhet te kete kontribuar edhe ne Pllanet 5-vjecare te Birose Politike.

Po lerini mer keto mumje, te dinte gje ky per zhvillimin ekonomik te vendit nuk e kishte lene Shqiperine te degradonte aty ku degradoi ne 1990 qe iken njerezet neper anije per te shpetuar.

E mor xhaxha Pellumb...Kur

E mor xhaxha Pellumb...Kur edhe nje nrei i motcem si ty nuk ka nxjerre mesime nga Gerdeci eshte per te vene duart ne koke...

S'na e tha Serveti, qe ne

S'na e tha Serveti, qe ne pllanin e Katovices kjo, apo dilte skiç?

Pllani Katovices ishte qe

Pllani Katovices ishte qe nipi i Spiros te behej krietari i krietarve...

Po mbesen e Servetit qe do

Po mbesen e Servetit qe do behej deputete e keshnë shkuar shoket ne pllan?

Kete punen e mbeses se

Kete punen e mbeses se Servetit shoku Ramis e kishte harruar te perfshij ne pllan...

Shoku Servet Pëllumbi,si

Shoku Servet Pëllumbi,si ekspert i Lëndëve Helmuese Luftarake(LHL),kimist dhe toksikolog i njohur,fletë me kompetencë për pranimin e tyre për asgjësim në Shqipëri,madje në një poligon të hapur pranë shtëpisë së tij,me qënëse Shqipëria nuk disponon asnjë uzinë speciale,magazina të posaçme,laboratorë,specialistë dhe struktura të specializuara shtetërore,qoftë edhe për kontrollin apo mbikëqyrjen paralele të shtetit sovran mbi proceset e asgjësimit dhe sigurinë e tyre nga specialistët e huaj.Sepse po ta kërkonte shteti sovran për ta bënte këtë për sigurinë e popullit dhe të hapësirës së vet, shoku Servet do ta konsideronte këtë mosbesim ndaj Amerikës dhe antiamerikanizëm që duhet dënuar,siç veprohej në ko- hën e Partisë Mëmë Bollshevike,me antisovjetikët dhe më pas me antikinezët shqiptarë,kohë kur shoku Servet ishte më i përkëdheluri,propaganduesi dhe mbështetësi i kësaj linje.Sipas shokut Servet,si ekspert që është, asgjësimi i LHL-ëve mund të bëhet jo vetëm në Uzina Superautomatike me impiante të mbyllura dhe nën kontrollin e vazhdueshëm dhe të dubluar për të evituar çdo rrjedhje gazi ose lëngu supertoksik, por sipas tij edhe në poligone të hapura me paisje rrethanore eksprese sepse ngritja e industrisë speciale për këtë asgjësim do të kërkonte planet 5-vjeçare të kohë së Shkollës së Partisë "V.I.Lenin" ku shoku Servet ishte zv.drejtor i saj me drejtoresh shoqen e ndjerë F.Shehu.

Kjo eshte e bukur, kush thote

Kjo eshte e bukur, kush thote "Jo" deklarohet antiamerikan. Dmth Norvegjezet jane antiamerikane. Ne kohe te xhaxhit, ky shoku Servet propagandonte te ansjellten.

Ore e mer vesh ti qe njerezit jane lodhur duke paguar pasojat e vendimeve te neanshme te "liderve" shqiptare? Nuk ka pse vendos Rama me koke te vete per cdo gje.

Edhe belget sot i thane JO

Edhe belget sot i thane JO armeve te Sirise...Me siguri edhe ata jane antimerikane...edhe pse zyrat e NATOs jane ne Bruksel...Nuk di cmendim ka shoku Pellumbi per kete gje...

Hajde shoku Servet hajde, po

Hajde shoku Servet hajde, po juve dhe turpe keni bere tere jeten dhe goja s'ju pushon!

Studentet e nentorit ju treguan ju dhe gjithe klases politike qe tani sna i hidhni dot me! Boll me injoarncen dhe pafytyresine tuaj!

Ishte rast qe duhej pranuar

Ishte rast qe duhej pranuar dhe kete po e thone edhe te rinjte qe moren pjese ne proteste. Nese popullit nuk mund t'i vesh faj se nuk kishte informacion te mjaftueshem, opozita dhe analistet jane fajtoret hisdhe humbesit e medhenj ne kete ceshtje.

Add new comment