Rekord klikimesh tek faqja shqiptare “Most Wanted”, 312 mijë shikime në 5 orë

Gati 5 orë pasi Policia e Shtetit publikoi informacionet për personat e kërkuar në faqen online në internet, vihet re një “bum” klikimesh. Rreth 312 mijë klikime janë regjistruar në këtë faqe internet nga momenti kur ajo u bë publike, gjë që tregon një interes të lartë të qytetarëve për të mësuar lidhur me personat në kërkim.
Sipas Policisë së Shtetit, vetëm gjatë orës së fundit (19:00-20:00) numri i klikimeve nga qytetarët është rreth 110 mijë.
“Gjatë kësaj kohe janë evidentuar deri në mbi 140 kërkesa në sekondë drejt faqes së Policisë së Shtetit në internet. Duke i falenderuar qytetarët për interesin e treguar, i ftojmë që të informojnë policinë për çdo informacion me vlerë në drejtim të vendndodhjes së këtyre personave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Ndërkaq, për shkak të numrit të madh të klikimeve dhe ngarkesës së krijuar në rrjet nga interesimi i madh të shfaqur lidhur me të dhënat mbi personat e kërkuar të publikuar në faqen e internetit, shkaktohet edhe ngadalësimi i faqes online http://www.asp.gov.al/index.php?option=com_wanted&view=wanted&Itemid=464&lang=sq .
Shenim: Rekord klikimesh ka patur edhe lajmi yne rreth kesaj risie: http://respublica.al/artikuj/2013/11/17/risi-e-policise-shqiptare-faqe-ne-internet-me-listen-most-wanted
Comments
Faleminderit per linkun tek
<p>Faleminderit per linkun tek faqja e "Most Wanted" Respublika. Gazetari vertete profesioniste.</p>
Ore Respublica, ju paguan
<p>Ore Respublica, ju paguan Rama ne cash apo ne flori? Po kjo faqe ka 5 ore qe nuk hapet. Praktikisht qe kur e reklamoi Shqiptarja e ju, ajo nuk hapet. Mos beni edhe IT-ne tani.</p>
Kush nga kete ne foto eshte
<p>Kush nga kete ne foto eshte Like Floriri?</p>
Add new comment