Fituesja britanike e çmimit Nobel, Doris Lessing shuhet në moshën 94 vjeçare

Postuar në 17 Nëntor, 2013 11:06

Kryesisht autodidakte dhe me një shkollim modest nga kolonitë britanike (lindur në Afrikë të Jugut), Lessing arriti të shndërrohej në një prej shkrimtareve më të mëdha britanike të shekullit të kaluar. Duke filluar me një përzgjedhje të tregimeve të shkurtra botuar në vitin 1948 dhe duke përfunduar me librin e fundit, “Alfred dhe Emily” (2008), Lessing shkroi në mbrojtje të lirisë, për botën në zhvillim, për të drejtat e grave dhe tema të tjera të panumërta, në mbi 50 vepra, ndër të cilat romane e poezi.

Në vitin 1962 ajo shkroi punën e saj më të mirë “Ditari i Artë”, shpesh i referuar si " Bibla feministe" - edhe pse ky është një përkufizim, që sipas saj, "nuk më kalonte kurrë ndër mend ndërsa shkruaja ".

Në vitin 1995, Lessing mori një diplomë nderi nga Universiteti i Harvardit, dhe në vitin 2001 ajo u nderua me Çmimin Princi i Asturias në letërsi, një nga çmimet më të larta të Spanjës.Në dhjetor 1999 ajo hodhi poshtë ofertën për t'u bërë një “Damë nderi e Perandorisë Britanike”, sepse, tha ajo, nuk ka ndonjë Perandoria Britanike.

Në vitin 2005, Lessing u kandidua për çmimin e parë Man Booker International. Në vitin 2007, ajo mori Çmimin Nobel për letërsi. Akademia Suedeze vlerësoi Lessing për “skepticizmin, zjarrin dhe fuqinë e saj vizionare".

Ne.Su.

Comments

Submitted by besa (not verified) on

<p>Me vjen shume keq! Nje shkrimtare me nje ndjeshmeri dhe intelekt te vecante ! R.I.P</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.