Shenjë pjekurie, vendosmërie dhe civilizimi, protestuesit gdhihen para Kryeministrisë

Postuar në 15 Nëntor, 2013 05:14

Në pritje të qëndrimit zyrtar të Ramës, mijëra qytetarë në mbarë vendin po protestojnë për t’i thënë JO armëve kimike. Dhjetëra të rinj kanë qëndruar përgjatë gjithë natën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, ndërkohë që në mëngjes iu janë bashkuar dhjetëra grupe qytetarësh, studentësh, nxënësish dhe aktivistësh të mbrojtjes së mjedisit. Mësohet se të gjitha gjimnazet e Tiranës nuk po zhvillojnë mësim gjatë ditës së sotme, ndërsa organizatorët thonë se sot në shesh pritet të mblidhen rreth 40 mijë persona.

“Jemi këtu për të pritur një JO. Në Shqipëri nuk duhet të futet asnjë gram sarin apo helme të tjera”,- deklaroi një ndër organizatorët e protestës.

Ndërkohë protesta po zhvillohen edhe në Durrës, Elbasan, Berat, Korçë,  Sarandë, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Gjirokastër dhe Peshkopi.   Në Gjirokastër, nxënësit e shkollave kanë protestuar përpara bashkisë dhe kanë tentuar të futen në ambientet e institucionit. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke shmangur incidente të mundshme.

Sot është paralajmëruar se në orën 17:00 shqiptarët që jetojnë në Nju Jork do të protestojnë në Time Square për të kërkuar dhënien e një përgjigje negative nga qeveria shqiptare për armët kimike të Sirisë.  Protestat janë paralajmëruar të zhvillohen edhe në Milano në orën 14:00.

Zh.

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Cudi se sipas Tahirit, Lames &amp; co shoqeria shqiptare nuk di te marre pergjegjesi mbi vete!!!</p><p>Thua te jene katandisur kaq keq nga efekti i &quot;Rilindjes&quot; sa te kene humbur cdo kapacitet intelektual apo te kene mbi krye ate shpaten e Damokleut qe quhet &quot;kodi etik&quot;??? Nese pohimi i tyre eshte i vertete atehere kjo vlen edhe per zgjedhjet qe i prune ne fuqi.</p><p>Per fat te rinjte qe protestojne u treguan shume me te mencur e me te qyteteruar se keto pacavure njerezish qe na shurdhuan neper media me histerizmat e tyre si gjate fushates elektorale ashtu edhe pasi moren pushtetin. Turpi i mbulofte per keto qendrime ndaj atyre qe i zgjodhen dhe te cileve u betuan se do t&#39;i sherbejne. Sidoqe te vendosin tashme nuk i ka mbetur me asnje pike besueshmerie.</p>

Submitted by Jo Sarin-it (not verified) on

<p>Kjo ishte nje proteste e domosdoshme. Turp per te gjithe ata qe nuk u prononcuan kundra dekompozimit te gazit Sarin ne Shqiperi. Ne bote protestojne per nje termovalizator te thjeshte qe djeg plehun e stallave! Bravo popull e turp atyre qe duhej te ishin te paret per ti thene jo sarinit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.