Withers-it me siguri i “ka rënë të fikët” kur ka dëgjuar se Shqipërisë, veç armëve kimike që ka në Qaf-Mollë, po i shtohen edhe armët e Sirisë!?...

Postuar në 15 Nëntor, 2013 04:59

Që në Qaf-Mollë ka ende mbetje kimike të paasgjësuara dhe që janë mbajtur sekret për publikun shqiptar, e  dëshmojnë edhe zbulimi i kabllogrameve të ish-ambasadorit të disa viteve më parë në Shqipëri, Withers, të cilat bëhen të njohura nga gazeta Shekulli. Në Qafë-Mollë janë të depozituara mbetjet e atij asgjësimi, të cilave u ka kaluar afati i qëndrimit në kontenierët plastikë, ku u vendosen dhe rrezikojnë përhapjen e lëndëve helmuese në natyrë.

Ja ç’thuhet në një prej kabllogrameve të uikiliks nga ish-ambasadori i Amerikës John Ëithers pesë vjet më parë. GOA, kompania që bëri asgjësimin shprehte shqetësim për 30 kontenierët ku ndodheshin mbetjet e rrezikshme. “Megjithatë, më pas, agjencia zbatuese, DTRA (Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut)  pranoi që të paketonte mbetjet në konteinerë me veshje të dyfishtë kundër rrjedhjes, që do t’i mbanin mbetjet të sigurta për 20 vjet në strukturën e Qafë Mollës. Kjo do të lejonte kohën e mjaftueshme për të ndërtuar një strukturë për mbetjet e rrezikshme, e cila do të ishte e aftë t’i përballonte ato. Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut mori paratë dhe u largua përpara se ta përfundonte punën dhe la pas disa kontenierë shtesë për mbetjet që do të menaxhoheshin nga shqiptarët. Megjithatë, më pas, agjencia zbatuese, DTRA (Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut)  pranoi që të paketonte mbetjet në konteinerë me veshje të dyfishtë kundër rrjedhjes, që do t’i mbanin mbetjet të sigurta për 20 vjet në strukturën e Qafë Mollës”.  Por më vonë ekspertët mjedisorë vlerësuan se kontenierët plastikë të Agjencisë së Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut shërbenin vetëm për pesë deri në 10 vjet për ruajtjen nga kontaminimi dhe jo 20 vjet siç pretendohej. Edhe pse në Qafë Mollë është një zonë e izoluar në një anë mali, që rrethohet nga tela me gjemba dhe e ruajtur nga forca ushtarake, ekziston mundësia e një katastrofe natyrore, që mund të shkaktohet nga ndonjë tërmet, apo zjarr në pyll. Nga kjo mund të derdhen jashtë mbetjet e rrezikshme”, thuhet në kabllogramin e Ëithers.

Ish-ambasadorit Withers, me siguri i “ka rënë të fikët” kur ka dëgjuar se Shqipërisë, veç atyre që ka në Qaf-Mollë,  po i shtohen edhe armët e Sirisë!?...

Zh.

Comments

Submitted by alban (not verified) on

<p>po pra, pikerisht, financimi i keti operacionit hipotetik do bente te mundur edhe asgjesimin e atyre mbetjeve qe thoni ju. Pra shqiperia do te dilte me e paster!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.