Duke pritur orën 17: 00. Armët kimike siriane, ja kush i ka në dorë...

Vendimin për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë e merr sot Këshilli Ekzekutiv i Organizatës Kundër Armëve Kimike (OPCW), i cili është mbledhur në Hagë (Holandë).
Vendet anëtarë të OKB-së që janë pjesë e OPCW-së do të debatojnë për këtë çështje dhe pritet të merret një vendin për zbatimin e marrëveshjes SHBA-Rusi, që parandaloi një ndërhyrje ushtarake në Siri. Zëdhënësi i organizatës që ka 190 anëtarë, Christian Chartier, ka deklaruar se nuk është e qartë nëse do të ketë një vendim. 41 vendet anëtare të Këshillit Ekzekutiv të OPCË do të shqyrtojnë mundësitë se në cilin vend mund të asgjësohen 1 300 ton lëndë kimike, për të cilat Siria ka shprehur dëshirën që ky proces të kryhet jashtë territorit të saj. Vendimi merret me votë unanime. Rusia dhe SHBA-të kanë rënë dakord të stoku i lëndëve kimike të largohet nga Siria deri në fund të këtij viti dhe të realizohet procesi i asgjësimit deri në mesin e vitit 2014. Por, në dy vendet ku kishte më shumë mundësi që të realizohej ky proces, Norvegji dhe Shqipëri ka pasur reagime të ashpra të ambientalistëve. Norvegjia e refuzoi kërkesën e SHBA-ve. Ndërsa Shqipëria ende nuk ka dhënë një përgjigje.
Ndërkaq Kryeministri Kryeministri Rama shprehet se qeveria do të ketë qëndrimin e saj zyrtar në lidhje me armët kimike në orën 17:00 të ditës së sotme, ku do të bëjë publik qëndrimin e tij lidhur me çështjen e armëve kimike.
Zh.
Add new comment