Bushati tenton të bindë që "nuk ka patur negociata" dhe përmend shumë herë fjalën "spekulim"

Në një intervistë ekskluzive dhënë Deutsche Welle-s, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati flet edhe për amët kimike siriane.
Duket se qeveria po përpiqet të restaurojë sa më pozitivisht për të dhe të përfitojë sa më shumë politikisht nga fundi i lumtur i kësaj historie. Z. Bushati shprehet se e ashtuquajtura mungesë transparence ishte “spekulim për konsum të brendshëm” dhe se “nuk ka patur negociata”.
“…nuk bëhet fjalë as për vendim për tu përfshirë në këtë proces, nuk bëhet fjalë as për negociata, nuk bëhet fjalë as për detaje të këtyre negociatave dhe mund t'ju them që për shkak të vështirësive të panumërta që hasen në terren, asnjë prej aleatëve nuk e ka sot për sot 100% të saktë panoramën e jo më të flitet për negociata që mund të jenë bërë me dyer të mbyllura ku shoqëria apo parlamenti paska mbetur i painformuar…”
Madje dhe akuzave që me armët kimike po kërkonin konsolidim të pushtetit, Bushati u prëgjigjet me termin spekulim duke thënë se “Ne për asnjë moment nuk kemi luajtur me shpatullat e njoma të Shqipërisë dhe kemi qenë jashtëzakonisht gjakftohtë dhe të kujdesshëm për të mbajtur linjat e komunikimit hapur me patnerët ndërkombëtarë dhe veçanërisht me SHBA dhe me disa vendet kyce në Bashkimin Europian. Çdo gjë tjetër ka qenë veçse një spekulim."
k.c.
E plotë:
http://www.dw.de/bushati-marr%C3%ABdh%C3%ABniet-kosov%C3%AB-...
Comments
ky i shkreti ne tentative
<p>ky i shkreti ne tentative eshte gjithmone. </p>
Add new comment