Shqipëria merr qendrën e vëmendjes duke i thënë “jo” Amerikës

Lajmi se Shqipëria i thotë “Jo” Amerikës për armët kimike ka bërë xhiron e botës duke u pasqyruar në kohë të shpejtë dje në portalet më të mëdha, e më pas në print.
BBC, Reuters, EuroNews, ishin ndër të parat që lajmëruan botën për vendimin e Shqipërisë menjëherë pasi kryeministri Edi Rama bëri publik vendimin e tij kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. “Shqipëria nuk do të shkatërrojë armët kimike të Sirisë”- shkruan Reuters, duke theksuar se, Shqiperia ka hedhur poshtë kërkesën e SHBA-së për të pritur çmontimin e armëve kimike të Sirisë. Kryeministri i një vendi të NATO-s, tha “Është e pamundur për Shqipërinë të përfshihet në një operacion të tillë”. Ndërkaq, lajmit i ka dhënë jehonë në kohë reale edhe ABC News, duke shkruar se Kryeministri ka kundërshtuar kërkesën e SHBA-së që të shkatërrojë armët kimike. “Shqipëria i thotë “JO” shkatërrimit të armëve kimike”- shkruan Corriere della Sera. BBC po ashtu shkruan se Shqipëria shmangu shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Portalet më të rëndësishme kudo në botë kanë pasqyruar zhvillimet e fundit në vend, protestat kundër ardhjes së armëve kimike siriane në vend, duke e vënë Shqipërinë në fokusin e ditës.
Ne.Su.
Comments
Dhe nje specialist i
<p>Dhe nje specialist i intervistuar nga RT(Russia Today),tha ndermjet te tjerash se ishte teper e cuditeshme(strange)qe Shqiperia ,vendi me i varfer dhe me i pasigurti ne Evrope te ish menduar si i pershtatshem per shperberjen e armeve kimike.</p>
Tek euronews, televizioni
<p>Tek euronews, televizioni informativ me i ndjekur ne Europe, u tha qarte se qeveria u tehoq per shkak te protestave.</p>
Add new comment