Partia e Fortë po kërkon “filial” në Maqedoni. Simboli... Aleksandri i Madh?

Kryetari i Partisë së Fortë në Kosovë, Visar Arifaj ka hedhur idenë që një parti si-motër të mund të ngrihet edhe te shqiptarët në Maqedoni. “Jemi kah diskutojmë për këtë temë, dhe pse të mos ndodhë kjo”, është shprehur Arifaj, citon INA.
Duke thënë se cili do të ishte simboli i kësaj partie, për dallim nga simboli i PF-së kosovare (një shqiponjë muskuloze) Arifaj thotë se simboli duhet të jetë “Aleksandri i Madh”, pasi që edhe ky është një simbol i historisë kombëtare të shqiptarëve.
Partia e Fortë e ngritur si një fenomen i rrjeteve sociale, është e ligjëruar në Kosovë, dhe u përfshinë dhe në zgjedhjet lokale kryesisht për Prishtinën, ku kandidati i saj mori një numër simbolik të votave. Partia e Fortë përcolli mesazhe ironizuese gjatë fushatës, por edhe një skenë tallëse me subjektet e tjera politike në Kosovë.
Ne.Su.
Comments
Ky eshte nje tjeter k.oqe
<p>Ky eshte nje tjeter k.oqe kandari sikur ai debili Vali Kulatone. Keto jane pjelle e shoqerise mesjetare kosovare qe jane nje shekull mbrapa nesh.</p>
O "Epirot", ti e meritoke
<p>O "Epirot", ti e meritoke cmimin "Ku di dhia c'eshte tagjia" per vitin 2013.</p>
ah sa pak dini per Kosoven ,
<p>ah sa pak dini per Kosoven , ah se kur ju prisnit te radha e qumeshtit bashke me mamin, Kosova udhetonte boten!!</p>
Shume mire thote ky i Partise
<p>Shume mire thote ky i Partise se Forte, ne Maqedoni Partia shqiptare duhet te kete simbol Aleksandrin e Madh, sepse Aleksandri i madh ishte shqiptar ... dhe kete fakt e thote edhe Historiani me i mire i kohes moderne Edwuard Gibon</p>
Add new comment