Mustafaj: “Fituam një shans... kryeministrin që di të tërhiqet”

Pyetur nga Top Channel, ish Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, pjesëmarrës dhe vetë në protesta shprehet i ngazëllyer me këtë brez të ri inteligjent, të ndjeshëm, me kapacitet reaktiv, mungesë kompromisi, e cilësi të tjera. Komplimentet e Musafajt i shkojnë dhe Ramës, Kryeministër siç nuk kishim parë, “jo arrogant e kokëfortë”. "Shqipëria nuk ka humbi asnjë shans, ju siguroj unë me gjithë përvojën time, asnjë analizë nuk më çon në përfundimin se Shqipëria humbi një shans. Përkundrazi, Shqipëria fitoi një shans, sepse në këtë rast ne pamë një klasë politike, një vendimmarrje të nivelit të lartë, siç është zyra e Kryeministrit, t'i nënshtrohet mospajtimit të opinionit publik. Pra, ne pamë një Kryeministër, jo kokëfortë, jo arrogant në vendimin përfundimtar. Deri aty nuk ishte aspak ai që duhej të ishte, por në vendimin përfundimtar ne pamë një Kryeministër që di të tërhiqet, nuk ishim mësuar të kishim një të tillë", tha Mustafaj.
k.c.
Comments
Po, por humbëm edhe rol në
<p>Po, por humbëm edhe rol në arenën ndërkombëtare dhe disa miliarda...</p>
Fituam shume ne dinjitet e
<p>Fituam shume ne dinjitet e respekt, gjera qe nuk mund te blihen me asnje shume. I vetmi rol qe do te kishim ne arenen nderkombetare do te ishte ai i koshit te pleherave.</p>
fatkeqesi e modhe mer jahu,
<p>fatkeqesi e modhe mer jahu, s'do lujm dot golf me Obamen dhe kuklash me Mishelen. njelëm thatë, njëlëm. </p>
Fituam nje shans,
<p>Fituam nje shans, Kryeministrin qe di ta dredhi e sperdredhi........</p>
Add new comment