100 ton mbetje kimike në Qafë Mollë. Ministrja Kodheli premton se do shkatërrohen gjetkë

Postuar në 20 Nëntor, 2013 05:52

Shqipëria refuzoi armët kimike të Sirisë, por do të duhet të merret gjerësisht me menaxhimin e zonave të ndotura. Vetëm ditët e fundit, në vazhdën e jehonës së protestës qytetare, një sërë informacionesh të përcjella nga media, po “zbulojnë” një Shqipëri që jeton mbi një sipërfaqe të ndotur dhe të intoksikuar. Madje edhe procesi i përfolur i shkatërrimit të Lëndëve Helmuese Luftarake duket të mos ketë qenë përfundimtar. Konkretisht vetëm pak orë më parë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ndodhej në Qafë Mollë bashkë me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë. Arsyeja: Ripaketimi sipas standardeve ndërkombëtare i 100 ton mbetjeve nga shkatërrimi i 16 tonëve LHL. Ministrja ka siguruar se ato pas ripaketimit do të shkatërrohen gjetkë, me gjasë nën asistenën e ekspertëve të kërkuar nga OSBE-ja. Pyetja që shtrohet është se ku do të shkatërrohen këto mbetje, në një kohë që vetë OSBE-ja po kërkon 250 mijë euro për të përmbyllur këtë fazë të dytë.

s.z

Comments

Submitted by Redi (not verified) on

<p>Po jo vetem keto 100 ton ne Qafe Molle, ka edhe te tjera. Mos harrojme 160 ton qe ndodhen ne Azotikun e Fierit, jane arsenik e plot plera kimike te tjera te cilat qe prej &nbsp;te themi prej 97 kane filluar te clirohen lehtesisht ne Fier. Ne nje kohe me tregonte babai im qe ishin ne kulla te larta, sot jane ne fuci plastike te cilat ekspozohen ne diell, dhe jane &nbsp;te pa mbrojtura nga fenomenet natyrore me qe Azotiku ka ngelur pa dyer e xhama ne dritare. Mos harrojme Gjanicen qe kalone ne hyrje te Fierit te cilen vetem lum nuk mund ta quash. Mbaj mend qe kur isha i vogel qe zija hundet kur hyja ne Fier nga era e tmerrshme qe sillte lumi nga uzina e Ballshit. Per fat te keq keto lende kimike jane te lira ne Fier dhe kane rrethuar Fierin dhe Fieraket, biles ato jane shkaku qe ne Fier kanceri eshte pehapur ne numer te madh. Pra qeveria te shikoj zjarrin qe i djeg brenda e mos merret me zjarret e te tjerve.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.