Vijojnë nismat për reforma në Drejtësi. Mungojnë vetëm veprimet

Postuar në 20 Nëntor, 2013 13:40

Sot Ministria e Drejtësisë depozitoi në Kuvend dy propozime që kanë të bëjnë me goditjen e krimit të organizuar përmes masave parandaluese kundër pasurisë dhe disa ndryshime në procedurën penale. Ndonëse nuk formulojnë ndonjë term si Byroja Kombëtare e Hetimit, ato sjellin ndryshime në kompetencat e Prokurorisë. Por këto ndërhyrje, që ngjajnë si dy pika uji me të mëparshmet, peng i shkresurinave të pafundme, e kanë reduktuar perceptimin e qytetarëve për Drejtësinë te veprimi i munguar. Në kushtet e një krize sistemike të gjatë kërkohen akte konkrete. Ne prej kohësh ironizojmë Greqinë për shkallën ku arriti, por lidhur me Drejtësinë lajmet andej janë krejt ndryshe. Gazeta “Kathimerini” njoftonte sot, se zv. prokurori i Gjykatës Supreme, kërkoi ndjekjen penale për ish-ministrin e Financave, Giorgos Papaconstantinou, pasi kishte manipuluar një listë ku përfshiheshin katër të afërt të tij me depozita të mëdha bankare në bankën HSBC në Zvicër. Dhe ky nuk është larg rastit të ish-ministrit të Mbrojtjes Xohaxopulos dhe prangosjes spektakolare të drejtuesve të Agimit të Artë. Çfarë mund të thuhet për Shqipërinë që trashëgon padrejtësi flagrante të mbyllura me vendime gjykatash?!

s. z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.