Fëmijët intervistojnë ministren Kumbaro. Pyetje për ngujimin dhe barazinë gjinore

Postuar në 20 Nëntor, 2013 04:31

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka dhënë dje një intervistë të veçantë. “Gazetarët” në këtë rast kanë qenë disa fëmijë, të cilët në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve janë takuar me ministren dhe kanë patur mundësi të shuajnë kuriozitetin e tyre. Gazetari Neritan Gjergo i gazetës “Shekulli” ka zbardhur pyetje-përgjigjet, të cilat duhet thënë se tingëllojnë si shumë të pjekura për të ardhur nga vogëlushët. P.sh një fëmijë pyet se çfarë do të bëjë ministrja për fëmijët e ngujuar. Dikush tjetër bën një pyetje kurioze për shkollat e riedukimit, duke zbuluar interesa befasuese për një fëmijë në moshë kaq të vogël. “Fëmija 7”, siç i rendit Gjergo, bën një pyetje për barazinë gjinore, mbërritur në mendjen e tij, kush e di, nga bombardimi televiziv me këtë temë. Në thelb, ajo që ngacmon është marrëdhënia e politikës me fëmijët, të cilët jo rrallë sillen para opinionit si një dekor që synon të evidentojë anën njerëzore të politikanëve. Më tipik është rasti i ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Ai shihet shpesh në shoqërinë e mbesave të veta, por nuk mund të harrojmë takimet e tij me fëmijët, ku nuk mungonte të fliste për tre ligjet dhe integrimin, të akuzonte opozitën apo edhe të premtonte. Nuk ka pse të keqkuptohemi, ndoshta i ka trajtuar si të rritur.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.