Nuk ka siguri përfundimtare për armët e shkatërrimit në masë

Meqë debati për armët kimike është i freskët fiton vlerë edhe një fakt që vjen nga SHBA. Së fundmi, autori Eric Schlosser ka publikuar një libër të titulluar “Command and Control” në të cilin bëhet një kalim dokumentar mbi armët bërthamore, sigurinë dhe kontrollin mbi to, duke nisur që nga viti 1950 e deri në vitet ’80. Përfundimi është befasues, pasi ndonëse një aksident bërthamor nuk ka arritur të prodhojë ndonjëherë një shpërthim, Schlosser shprehet se “çdo raketë me mbushje bërthamore është një aksident që pritet të ndodhë, një akt potencial i vrasjes në masë”. Libri ka patur një jehonë të gjerë nga mediat ndërkombëtare, edhe sepse mbështetet në dokumente arkivore me vlerë. E thënë me fjalë të tjera, siguria përfundimtare për këto makina të vrasjes nuk ekziston, as në vendet e prodhimit. Është një ankth për ata që e njohin këtë lloj informacioni, por që i jep tërthorazi të drejtë protestës së qytetarëve shqiptarë, apo edhe deklarimit të Kryeministrit se “as unë nuk isha i bindur për demontimin e armëve kimike”. Fundja edhe këto të fundit kategorizohen si armë të shkatërrimit në masë.
Më shumë: http://www2.gwu.edu/~nsarchiv/nukevault/ebb442/
s.z
Comments
cfar eshte ky artikull

cfar eshte ky artikull keqinformues alla shqiptarce, gazetar genjeshtar. perse barazon armet berthamore me armet kimike. perse mundohesh te ndikosh mendimin e njerezve me aludime te paverteta dhe me lajme te lena pergjysem. a i kontrollon njeri keto gjepura qe shkruhen nga gazetar injorante ne rastin me te mir, dhe mashtrues ne rastin me te keq. clidhje kane armet kimike, me armet berthamore. jane arme komplet te ndryshme. dhe kete duhet ta dije cdo person qe ka bere 8 vjet shkolle. perse mundoheni te mbillni panik me keto lajme qe nuk kane fare lidhje me dilemat qe ne kemi tani.

Mua me duket se shkronjesi e

Mua me duket se shkronjesi e ka thene qarte, "jane te dyja arme te shkaterrimit ne mase". Pra nuk ka ngaterruar gje kimiket me berthamoret. Thjesht permendet ideja qe nuk ka siguri absolute ne keto arme vrastare, sado te ece teknologjia. Nese do t'i perziesh ti Miri, eshte tjeter gje

ti e thua dhe vete, qe ti e

ti e thua dhe vete, qe ti e ke kuptuar lajmin ashtu sic do qe te na genjeje gazetari. ketu eshte dhe klecka, ato jane te dyja arme te shkaterrimit ne mase. por armet kimike nuk kane te krahasuar me armet atomike, persa i perket rrezikshmerise, kontrollit, dhe pa parashikushmeris. eshte si te vesh ne te njeten nivel nje kallash dhe nje pistolet me uje. dhe te thuash qe dhe pistoletea me uje eshte po aq e rrezikshme sa kallashi prandaj femijet nuk duhet te lujne me asnjeren nga te dyja.

Shenja e barazimit midis

Shenja e barazimit midis armeve kimike dhe atyre berthamore, persa i perket teknologjive perkatese nuk qendron shume.

Kur vjen puna e siguracioneve te teknologjise berthamore, qofte kjo edhe ajo e perdorur per qellime civile ne formen e centraleve elektrike berthamore, terminologjia perkatese anglo-saksone eshte "Act of God". Pra e barazon shkaterrimin e shkaktuar prej saj me ate te shkaktuar nga nje force mbinjerezore.

Ky fakt tregon me se miri se institutet financiare te siguracioneve e konsiderojne kete teknologji si te pakontrollueshme ne instance te fundit. Kjo eshte edhe aresyeja qe ne France centralet berthamore sigurohen deri ne nje vlere prej 90 milion Eurosh, kurse ne Gjermani ne fakt shume me teper, rreth 2 miliarde Euro, por gjithesesi shume me pak se vlera perkatese e objekteve te tilla.

Ne fakt teknologjia berthamore eshte e pakontrollueshme. Rasti i Fukushimes tregoi, se sado i kujdesshem te jete njeriu vete ne rritjen e sigurise se ketyre objekteve, ka forca te tjera te cilat nuk i kontrollon dot (p.sh. termetet), te cilat mund te cojne nga ana tjeter ne katastrofa berthamore, qe jane edhe me pa kontrollueshme.

Teknologjia e armeve kimike nuk besoj te jete ne kete shkalle rrezikshmerie per nga kontrolli mbi te.

Tung,

Blendi

Add new comment