Luftë e fortë për Këshillin Drejtues të RTSH-së. Në garë edhe ish-drejtorë institucionesh

Postuar në 20 Nëntor, 2013 08:49

Janë bërë publike 64 kandidaturat për Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Konkurimi zhvillohet për vetëm 10 vende, proces që do të pasohet nga zgjedhje e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. Çfarë bie në sy në këtë listë (të cilën mund ta gjeni këtu: http://mapo.al/2013/11/20/keshilli-drejtues-rtsh-se-64-kandidate-per-10-vende/) janë emrat publikë të “të papunëve” të pas 23 qershorit. Kështu në garë është ish-kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, ish-drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit, Zhani Ciko, ish-drejtoresha e Arkivës, Nevila Nikaj dhe ish-zv. ministri i Kulturës Abaz Hado. Nuk mungon edhe një akademik si Jorgo Bulo, apo profesori i njohur i inxhinierisë Marenglen Gjonaj. Numri mandej plotësohet me emra gazetarësh, të njohur dhe të panjohur, që i kanë hyrë një gare e cila ravijëzon qartë edhe kësaj radhe, një ballafaqim me kontekst politik mes dy subjekteve kryesore në vend.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.