OSBE vlerëson gazetarët investigativë, mes tyre, Emisionin “Fix Fare”, Gjergj Thanasin dhe Dashamir Biçakun

Postuar në 22 Nëntor, 2013 12:37

Sfidat dhe e ardhmja e gazetarisë investigative në Shqipëri  u diskutuan sot në një tryezë të organizuar nga  OSBE, ku morën pjesë mbi tridhjetë gazetarë që punojnë në këtë fushë. Tryeza shërbeu si një mundësi për të shkëmbyer përvoja, mendime dhe ide dhe për të diskutuar se si mund të promovohet dhe çohet përpara gazetaria investigative në Shqipëri. Për të forcuar më tej praktikat e gazetarisë investigative, kjo tryezë e rrumbullakët do të pasohet nga një trajnim më i thelluar dy-ditor në dhjetor.dddfd

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Florian Raunig, përmendi ndër vështirësitë që has gazetaria investigative mungesën e informacionit, të fondeve dhe ngurrimin e disa botuesve për të publikuar artikuj dhe kronika investigative nga frika e presionit të mundshëm politik ose financiar.

Një nga tre çmimet e ka fituar gazetari investigativ Gjergj Thanasi me shkrimin botuar në DITA në 22 qershor mbi trafikun e armëve Tiranë-Teheran. Dy çmime të tjera janë marrë nga emisioni “Fiks Fare” për kronikën lidhur me vështirësitë e shërbimit të përmbarimit dhe mungesën e mbështetjes së policisë; dhe gazetari Dashamir Biçaku për shkrimin për tre shqiptarë të vrarë në luftën e Sirisë.

Zh.

Comments

Submitted by flamur (not verified) on

<p>Bravo OSBE-ja, te pakten dikush qe punon, e meriton nje cmim jashte tollovise se baltes dhe peshtymes pa fund me te cilen mbysim pa meshire njeri tjetrin. Gjergjin e kam ndjekur ne Dita, e cila ka thyer nje rekord me investigime kete vit, nese dikush deshiron te mbaje shenime, po ashtu Fiksin e dime te gjithe cfare eshte ne gjendje te beje, bravo Fiksi, Urime dhe Dashit, nga nje koleg</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.