50-vjetori i vrasjes së presidentit amerikan, John F.Kennedy, ngjarjes më të përfolur dhe më enigmatike të botës

Postuar në 22 Nëntor, 2013 04:40

Flamujt në ndërtesat e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara u ulën dje në gjysmështizë, për të shënuar 50-vjetorin e vrasjes së presidentit amerikan, John F.Kennedy. Presidenti Barack Obama e shpalli këtë ditë si ditë kombëtare të kujtimit, duke thënë se përvjetori është dita për të nderuar Kennedy-n dhe emrin e përjetshëm të tij në historinë amerikane.

Kennedy është qëlluar për vdekje në qytetin Dallas, më 22 nëntor të vitit 1963. Një komision qeveritar ka konstatuar se Lee Harvey Osëald ka vrarë presidentin dhe se ai ka vepruar i vetëm. Megjithatë, shumë amerikanë besojnë se Kennedy ka qenë viktimë e një konspiracioni të fshehur.

Rreth  vrasjes së Kenedy-t, megjithëse kanë kaluar 50 vjet, ka ende dyshime dhe mister. Historia botërore nuk njeh ngjarje më të përfolur se kjo.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.