Tre të arratisurit dyshohet të kenë kaluar kufirin grek. Situatë e përsëritur, këtë herë në drejtimin e kundërt

Postuar në 26 Nëntor, 2013 06:07

Kufiri shqiptaro-grek edhe një herë ka për kryefjalë arratisjen e të dënuarve me burg. Nëse pak muaj më parë brezi kufitar ishte blinduar nga policia greke në kërkim të të arratisurve shqiptarë nga burgu i Trikallës, tani situata i sheh rolet e përmbysura: Tre të arratisurit nga burgu i Drenovës, Gëzim Toma, Eduard Lulo dhe Reiz Haxhiraj, dyshohet se kanë kaluar në tokën greke. Policia e Korçës dhe forcat speciale rinisën mëngjesin e sotëm kërkimet në zonën e Dardhës në Korçë dhe në rrethin e Devollit, pasi dyshohej se të arratisurit kishin vjedhur 3 mushka në fshatin Arrëz, dhe mund të kenë kaluar kufirin për në shtetin grek. Kërkimet u zhvilluan edhe në rrethin e Devollit pranë zonës kufitare me Greqinë, ku policia ka gjetur gjurmë që më pas janë zhdukur. Policia shqiptare mbështet këtë tezë në gjetjen e 3 mushkave të cilat ishin vjedhur në fshatin Arrëz, në tokën greke.  Nga ana e saj policia greke ka njoftuar palën shqiptare për gjetjen e 3 mushkave në tokën e tyre, por ka shtuar se është e pamundur që të arratisurit të kenë kaluar kufirin, pasi ka numër të madh forcash policie në gadishmëri.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.