Ministri Tahiri kishte paralajmëruar detajet dhe datën e arratisjes. Kreu i burgjeve: E tundëm frigoriferin, por…

Përmes një shkrese “Tepër Urgjent” dhe “Sekret”, që mban datën 25 shtator 2013, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka paralajmëruar dy muaj më parë, për planin e një arratisjeje që po thurrej në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Gazeta Shqiptare njofton se ka arritur të njihet me shkresën e përpiluar vetëm pak ditë pasi Tahiri mori detyrën e ministrit të Brendshëm, e cila i është drejtuar ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra. Informacioni i Tahirit bënte fjalë për datën 23 nëntor: Pra, gjithçka ka ndodhur sipas planit deri në detaje! Çka bërë me këtë paralajmërim drejtoria e burgjeve? Pasardhësi i Dibrës, Artur Zoto, thotë se kontrollet janë ushtruar, por armët e fshehura në frigorifer “ishin fiksuar” në trupin e objektit dhe kontrolluesit, edhe pse e tundën elektroshtëpiaken, nuk dalluan zhurma të dyshimta. Veç kësaj, zbulohen edhe elemente të tjera të planit të arratisjes: Dy organizatorët nga jashtë, O.Maçi dhe A.Meçini nga Tirana, kishin prerë telin rrethues të burgut dhe kishin shtënë me mitraloz mbi kullat e rojes, teksa komunikonin vazhdimisht me celular me të burgosurit nga brenda…
a.k
Add new comment