Ministri Cani përsërit akuzën: Bode ka fshehur borxhin me 700 mln dollarë. A nuk duhet të dimë më shumë?

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me një minutë heshtje në nderim të deputetit Sokol Olldashi. Më pas filloi debati për projekt-buxhetin faktik 2012, për të cilin ministri i Financave Shkëlqim Cani ripërtëriti akuzat që bëri në komisionin parlamentar, se
"një borxh prej më së paku 700 milionë dollarësh nuk është raportuar pasi janë ndryshuar shifrat. Edhe për vitin 2013 buxheti është manovruar për të fshehur borxhin real nga qeveria". Nga ana e tij ish ministri Bode akuzoi Canin se po baltos dhe nuk ka asnjë shkelje ligjore gjatë drejtimit të ministrisë së Financave. Në fakt, kjo akuzë e bërë publikisht në parlament nga një ministër Financash (një fshehje borxhi që e nxjerr shifrën reale të borxhit publik në 73% të GDP-së sipas Canit) nuk mund të mbetet në nivelin e retorikës: Dikush ka të drejtë, ose Cani, ose Bode.
a.k
Comments
po pra se na can trapin keta

po pra se na can trapin keta te ps..me vulgaritet po e meritojne.lerini llafet bosh lerini akuzat po ne ka shkel ligjin njeri,dhe nese ajo qe thoni eshte e vertet ikni e hapni ceshtje ne prokurori...shume fjale nga ju po nga gjith ky zullum i madh qe eshte bere na eshte denuar vetem ,a i eshte hapur ceshtje vetem nje drejtori te kseres..o rrini urte e beni dhe ju si paraardhsit tuaj o flisni me fakte..cu be me albetrolin,cu be me thacin,cu be me kurumin me bankers etj..te tere ne rregulla kane qene??1!!!me llafe bosh na lodhet.

Pse nuk hapni nje proces

Pse nuk hapni nje proces gjyqesor por akoma rrini e flisni perpara kamerave?

Nese pretendoni te beni Shqiperine me mire filloni nga punet duke vene perpara ligjit ata qe e kane shkelur. Cdo gje tjeter e bere ndryshe do ju bente njesoj me paraardhesit.

Mire e keni ju por po t'i

Mire e keni ju por po t'i dergojne ne gjykata tani eshte si ajo shkodranishtja : me ka çu nana me la gojen !

Te pastrohen gjykatat se pari pastaj gjithe plehu i Saliut.

Nqs Cani nuk i beson sistemit

Nqs Cani nuk i beson sistemit gjyqesor (e kuptueshme dhe kjo), ti jape informacionin Braçes qe si kryetar i komisiont te ekonomise qe eshte, te nise nje procedure hetimi parlamentar.

E te pushojne akuzat me te gerthitura ne parlamant e ne gazeta sa na cane trapin se u bene me keq se Mesila Palma.

Add new comment