Belle Air, Lesi kritikon qeverinë dhe jep lajmin e pakonfirmuar: Mund ta blejë Bechetti

Postuar në 26 Nëntor, 2013 05:08

Gazeta “Koha Jonë” e Nikollë Lesit është hapur sot me çështjen Belle Air, më saktë me editorialin njëfaqësh “Rrumpallë, tmerr në kompaninë Belle Air”. Por më shumë se titulli, janë okelioja dhe nëntitulli ato që ja vlejnë të ndalesh. Lesi ngre pyetjen: Pse heshti qeveria kur kishte muaj që kompania tallej me qytetarët?, duke mos pranuar as arsyetimin e ministrit Ahmetaj, sipas të cilit “qeveria u tregua fleksibël për problemet e kompanisë” dhe ai vetë u paskësh kërkuar bankave ta ndihmonin Belle Air. Dhe një info edhe më interesante jep nëntitulli, që duket se nuk ka dalë në ndonjë media tjetër: “Përflitet se kompaninë ajrore në fjalë po e blen pronari i Agon Channel, Bechetti”.   

a.k

Comments

Submitted by Pal D (not verified) on

<p><em><strong>Rrampallet &amp; Belle Sudja. Ky eshte modeli i vertete ekonomik sot ne Shqiperi.</strong></em></p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>Prisni, prisni. Ashtu si Taçi Oil, si Beel Air, do te shikoni e degjoni shume firma te tjera, gjoja te fuqishme qe do te shpallin falimentimin apo da t&#39;ja mbathin nga vendi. Do te shikoni qendrat e medhe tregtare se si do te mbyllen nje e nga nje, por edhe disa televizione te cilat i ushqente dhe ushqenin Bacen....</p><p>&nbsp; &nbsp; Por e bukura eshte se qeveria socialiste, a fjete. Ku eshte Taci tani, ku jane keta pronare te e Belle Air, ku jane ministrat e zevendes ministrat qe i kane zeruar rezervat e shtetit. Ne kohen e xhaxhit te prekje rezervat e shtetit pushkatoheshe. Por edhe ne ShBA, denohesh me burgim te perjetshem ose ne karrige elektrike. Ne Shqiperi; GJUME QERRATALLARE...!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.