Diploma false, nën hetim rektori i Universitetit të Elbasanit

Diplomat false të shkollës së lartë, rëndom janë lidhur me universitetet private. Por as publiku nuk bëka përjashtim. Dhënia e diplomave të tilla ka çuar në hetim Rektorin e Universitetit të Elbasanit, Liman Varoshi, ndërsa tre vartës të tij janë vënë në pranga. Të katër këta persona akuzohen për dhënie të diplomave false. Tre vartësit janë drejtorja Juridike, Fatma Spahiu; Eljan Hoxha, Kancelari i Universitetit të Elbasanit si dhe Filip Qose, drejtor i Drejtorisë Ekonomike. Ndaj këtyre personave, rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”, “vjedhjes duke shpërdoruar me detyrën” dhe të “falsifikim të dokumenteve zyrtare”.
a.k
Comments
Eh Lime vajte per''qime'' po
Eh Lime vajte per''qime'' po qe ta beje dhe kete!?(e dinte gjith elbasani)po mos ki merak se ne burg nuk do shkosh,ne shqiptaret kemi memorje peshku,3 dite bejme gam-gam,pastaj ndoshta te bejne minister arsimi.rrofte maskaralleku.
Add new comment