Eurodeputetët thonë se raporti është pozitiv. Dhe tundin kokën për korrupsionin.

Postuar në 30 Nëntor, 2013 06:24

Eduard Kukan, Kreu i Delegacionit për Ballkanin tha për TCH se është pozitiv për raportin për statusin. Vetë rezoluta e përgatitur nga Vuljaniç është pozitive, pa dyshim.

Por duke iu referuar luftës kundër korrupsionit raportuesi për Shqipërinë Nikola Vuljaniç iu referua denoncimit të 'Fiks Fare' për korrupsionin në drejtësi duke thënë se shpresoj që kjo video të pasohet nga arrestime. “të arrestohen prokurorët dhe gjyqtarët e videos” ishte fraza e Vuljaniç, i cili pavarësisht raportit pozitiv nuk mund të mos shprehte mërzinë për nivelet e korrupsionit.

Eurodeputeti Fleckenstein u shpreh se: “Ju s'mund të dëshmoni që korrupsioni u ul në kaq pak kohë. Por, ju mund të provoni se merrni masat e duhura për ta ndaluar atë, apo bëni një menaxhim më të mirë. Kjo është ajo që ne duam të shohim.” Kukan tha se “Korrupsioni është çështje shumë e vështirë dhe shumë e komplikuar, e jo vetëm në Shqipëri.... Duhet treguar që kjo qeveri po merret seriozisht me të, se ka nisur t'i bëjë gjërat, e ka nisur të dorëzojë mbi to.”

Ka ende vende që hezitojnë, dhe Gjermania është një prej tyre.  

k.c.

i plotë:

http://top-channel.tv/artikull.php?id=268412

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.