Fazë e re në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi. Një shkollë për fëmijët serbë në Hamil të Fierit dhe së shpejti një stërvitje e përbashkët shumëpalëshe

Bashkëpunimi me Serbinë duket se do të njohë përmasa të reja. Vizita e paralajmëruar e kryeministrit Edi Rama në Beograd, është “paraprirë” nga disa zhvillime që lidhen marrëdhëniet Shqipëri-Serbi. Konkretisht, pak ditë më parë është hapur në fshatin Hamil të Fierit një shkollë për fëmijët e pakicës serbe.(http://www.zeri.info/artikulli/21403/hapet-shkolla-e-pare-serbe-ne-fier). Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç, i cili ka bërë të ditur se shkollën do ta frekuentojnë 100 nxënës. Në fakt pretendimi i Serbisë për një komunitet serbësh në Fier ka provokuar debate dy vjet më parë, por përgjigja e politikës shqiptare asokohe ishte se të vërtetën për këtë gjë do ta jepte Censusi i viti 2011. Ndërkohë një tjetër zhvillim vjen nga fusha e sigurisë rajonale. Kështu, për herë të parë pas shumë kohësh, forcat ushtarake shqiptare do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët me forcat serbe, kuptohet në kuadër të një bashkëpunimi shumëpalësh. Lajmin e bën të ditur agjencia serbe “Tanjug”, e cila përcjell edhe disa detaje. Vendi i zhvillimit të stërvitjes “Platinum Wolf 2014" do të jetë Luigina e Preshevës, më saktë Bujanovci ku ka prezencë shqiptare. Ajo është pjesë e raporteve mes SHBA-ve, Kartës së Adriatikut dhe Serbisë në funksion të një dimensioni të ri të sigurisë në rajon.(Linku: http://tanjug.rs/news/106830/serbian-army-announces-military...)
s.z
Comments
Serbeve u duhet kerkuar me
<p>Serbeve u duhet kerkuar me shume se ç'u jepet pseudo-serbeve te Fierit, se ndersa keta te fundit qe edhe pse me emra te qarte myslimane, pretendojne se jane serbe, jane vetem disa qindra, ne Serbine e jugut numerohen me qindra mijera shqiptare autoktone, qe jane pjese e nje trungu kombetar!</p><p>Ndaj nese serbia vjen ne Tirane per te kerkuar te drejta me filxhan, ne duhet te shkojme ne Serbine e Jugut me autobot; kete qeveria Rama mos ta harroje kurre!</p>
Jo çdo gjë që ka thënë Faik
<p>Jo çdo gjë që ka thënë Faik Konica ka vlerën e postulatit. Dhe kjo vlen për çdo gjykim të një njeriu për një komunitet të tërë. Plus pastaj, është diçka e pa konfirmuar nëse Konica, që replikonte pa karar edhe me të gjithë kundërshtarët e vet, e kishte këtë të serbëve përvojë personale, apo një përgjithësim që përzien erudicionin me keqinterpretimin historik. Kjo për të sqaruar se komenti i Faik Konicës që përmban fyerje dhe racizëm nuk do të ishte miratuar dhe as mirëpritur. As edhe thotë ndonjë të vërtetë për t’u çmuar, pasi sot serbët e Fierit sipas të gjitha ligjeve njerëzore janë më shumë fierakë sesa serbë të ngjashëm me muhaxhirët, apo beogradasit.</p>
Add new comment