KLSH: Ja institucionet dhe shoqëritë që kanë dëmtuar rëndë Buxhetin e Shtetit për vitin 2012

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 08:52

Viti 2012 është karakterizuar nga dëmi më i lartë ekonomik i evidentuar ndër vite nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili është shoqëruar gjithashtu edhe me numrin më të lartë të kallzimeve penale të bëra nga ky institucion pranë Prokurorisë. Dëmi total i evidentuar për 2012-n arriti në rreth 13.5 miliardë lekë, ndërkohë që numri i kallzimeve penale u bë për 125 persona.

Shpërdoruesit më të mëdhenj:

  1. Pjesa më e madhe e dëmit ekonomik u shkaktua nga Albpetrol sh.a. për 9.19 miliardë lekë, ndërkohë që 12 persona janë cuar për ndjekje penale për shpërdorim detyre.
  2. KESH sh.a. me rreth 2,5 miliardë lekë, të ardhura si pasojë e moslikujdimit të detyrimeve kontraktore ndaj saj (rreth 2.4 miliardë lekë) dhe dëm të fushën e prokurimeve për 54 milionë lekë. Të dyja këto shoqëri aksionere shpjegojnë rreth 85% të dëmit total.
  3.  Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, me 606.9 milionë lekë. Ky dëm është shkaktuar në sektorin e shitjes dhe dhënies me qera të pasurisë publike, në mënyrë më specifike, në sektorin e koncesioneve.
  4. Ministria e Brendshme me rreth 225.6 milionë lekë, dëm i cili është shkaktuar i gjithi në fushën e prokurimeve.  
  5. Autoriteti i Aviacionit Civil është institucioni që vijon, me 65 milionë lekë, 86.5% e së cilës i përket dëmit në shpenzime operative.  
  6. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Tiranë për vitin 2012 është evidentuar me një dëm prej 60 milionë lekësh.
  7. ALUIZNI Qendër Tiranë me 51 milionë lekë,  ALUIZNI Vlorë me 35.4 milionë lekë,  ALUIZNI Rajonal Durrës me 31 milionë lekë.
  8. Universiteti Eqrem Çabej, të cilit i është përllogaritur një dëm prej 33.4 milionë lekësh, ku pjesa më e madhe është evidentuar në sektorin e pagave (rreth 94%).
  9. Organet e pushtetit vendor. Kështu, Bashkia Sarandë me 70 milionë lekë, dëm i shkaktuar në pjesën më të madhe në fushën e urbanistikës me 55.4 milionë lekë e në fushën e prokurimeve për 12.7 milionë lekë.  Bashkia Pogradec me 46.4 milionë lekë, i vlerësuar në tre sektorë kryesorë: prokurime (20.7 milionë), urbanistikë (13.2 milionë) dhe shpenzime operative (12.1 milionë).  Bashkia Korçë me 31 milionë lekë, ku peshën më të madhe (56%) e zë dëmi në fushën e prokurimeve.

Zh.

Comments

Submitted by anisa (not verified) on

<p>E te mendosh qe eshte vetem maja e ajsbergut, me pak fjale; rrrrrrrrumpalllllle!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.