12 miliardë, apo 16 miliardë dollarë ishte përfitimi nga armët kimike...?

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 12:41

Sa ishte shifra që u përfol në media nëse Shqipëria do pranonte demontimin e armëve kimike të Sirisë? 12 miliardë dollarë? Nuk ka gjasa të jetë e saktë. Kjo pasi, kandidati i pavarur për President në Kosovë, Seremb Gjergji ka bërë me dije, se nëse Kosova, pranon demontimin, do të përfitojë 16-20 miliardë dollarë. Pra lëviz jo pak, po të paktën një buxhet vjetor yni. Lidhur me këtë, Gjergji ka bërë thirrje të pranohen armët, sepse do ketë përfitime dhe madje ai ka qenë fare transparent, duke publikuar të gjitha përfitimet. Dhe dy nga to janë mjaft interesante: Së pari, “Kosova menjëherë përfiton liberalizimin e vizave me SHBA-në dhe BE-në” dhe së dyti “Ia kthejmë fryrën dhe nderin Shqipërisë për refuzimin e bërë kohë më parë”. Fakt është që deri më tani në Kosovë nuk ka protesta.

Më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,128273

s.z

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ne cfare planeti jetoni ju ore? Kush e le Obamen t&#39;i dhuroje 20 miliarde dollare nje vendi te botes se trete pa miratim nga Kongresi? E hane te gjalle republikanet. Lexoni ndonjehere lajme nga bota se nuk ju ben dem.&nbsp;</p>

Submitted by Zef Preci (not verified) on

Sipas Revistes Amerikane National Journal te djeshme (4.12.2013): "Destroying the chemical materials, according to OPCW Director-General Ahmet Üzümcü, is expected to cost between $47 million and $61 million, though this estimate does not necessarily include the price of the system, transporting the stocks, or disposing of the toxic waste afterward". Dmth hedhja ne publik e perfitimit 12 miliarde dollare amerikane (3 buxhete vjetore) ishte nje perpjekje e dikujt per te shuar protesten...

Submitted by Altin (not verified) on

<p>kjo ka qene oferta dhe per ne me shume pak ndryshime. Kosova ta pranoje</p><p>Urime Kosoves</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.