Nga 500 luftëtarë islamistë ballkanikë në Siri, gati gjysmët janë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria!...

Një zyrtar i lartë i BE-së, i cili ka kërkuar të mbetet anonim për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, ka thënë se përveç luftëtarëve nga Bashkimi Evropian, ka rreth 500 nga vendet e Ballkanit. Ai ka theksuar në veçanti kontributin nga Bosnja dhe Kosova. “Kosova ka 80 deri në 200, nga 2 milionë banorët e saj”, ka thënë ai. Zyrtari ka shtuar se numri total i luftëtarëve të BE-së mund të jetë mbi 1.000.
“Kërcënim të madh të sigurisë” e ka quajtur shefi anti-terror i Bashkimit Evropian, Gilles de Kerchove rritjen e numrit të luftëtarëve të huaj në Siri, i cili pritet të tërheqë vërejtjen në një takim të Ministrave të Brendshëm të BE-së për këtë gjë.
Deklarata e siguruar nga agjencia AP, në mënyrë specifike bën thirrje për përdorim më të mirë të informacioneve të pasagjerëve, për të gjurmuar se kur dhe si udhëtojnë rebelët për në Siri. Ministrat e Brendshëm të BE-së do të shqyrtojnë edhe për mënyrat se si të bashkëpunojnë më afër me fqinjin e Sirisë, Turqinë, përmes së cilës shumica e luftëtarëve arrijnë në Siri.
Nga burime të ndryshme, mësohet se deri tani në Siri gjysma e islamikëve nga Ballkani janë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.
Zh.
Comments
Qeveria jonë dhe ajo e
<p>Qeveria jonë dhe ajo e Kosovës të gjithëve atyre që kan vajtur në Siri për të luftuar duhet urgjentisht tu hiqet nështetësia dhe fytyrat e tyre të jenë të pa dëshiruar si në Shqipëri dhe në Kosovë</p>
Add new comment