Hebrenjtë paguan me dollarë largimin nga Shqipëria komuniste. Dy senatorë amerikanë takuan posaçërisht Ramiz Alinë

Shqiptarët gëzojnë famën se kanë ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe disa prej tyre qëndruan në vendin tonë edhe pas Çlirimit. Por si u larguan ata nga Shqipëria dhe si u rregullua ky proces, ka mbetur jashtë vëmendjes mediatike, për t’u trajtuar vetëm në dy monografi të botuara në këto 20 vjet. Një të dhënë e jep shkrimtari hebreo-shqiptar, Jakov Solomon, për të cilin sot ka publikuar një artikull edhe “Zëri i Amerikës”që merr shkas nga një shkrim te gazeta “Nacional”. Pasi trajton marrëdhëniet e tij me Shqipërinë dhe librin e tij “Treni i vonuar”, artikulli përcjell këtë deklarim të Solomon-it: “Në fund të vitit ’90 filluan kontaktet me agjencitë hebraike dhe u mor vesh menjëherë se ne duhet të largoheshim nga Shqipëria. Kjo u realizua me një operacion sekret, kur dy nga senatorët amerikanë erdhën në Shqipëri dhe takuan presidentin Ramiz Alia, zëvendësi dhe nxënësi i denjë i Enver Hoxhës. Ai u dha atyre një dosje me të dhëna për hebrenjtë e Shqipërisë, të cilën e paguan rëndë natyrisht, paguan shumë dollarë, dhe u bë një marrëveshje sekrete midis tyre që hebrenjtë përmes një operacioni të vinin në Izrael për një periudhë gjashtë mujore, jo të gjithë në një grup”. Më shumë në: http://www.zeriamerikes.com/content/jakov-solomon-mimoza-erebara-treni-vonuar/1800844.html
s.z
Comments
shko ore pirdhu..... legen qe
<p>shko ore pirdhu..... legen qe hedh balte mbi nje popull qe qe rast i vetem mbrojti hebrenjte nga holokausti.... Dhe sa i perket viteve '90, nuk se eshte e vertete qe R. Alia mori dollare per takse, jo, jo, por mori dollare per sherbimet qe u kryen... te ishte kaq burre i mire ky legeni, te na thoshte se sa hebrenj u deportuan dhe sa para u paguan, por keshtu ne tym..... kjo tregon mosmirenjohje te thelle... dhe nje turp edhe per ju te Respublikes qe botoni te tilla paçavure ne faqet tuaja...</p>
Add new comment