Në kufijtë e Europës - nga do të shkojë Ukraina?

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 11:32

Rusia duket se nuk do të rrijë duarlidhur përballë situatës në Ukrainë. Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një vlerësim shumë të ashpër mbi protestat antiqeveritare që po zhvillohen së fundmi në këtë vend. Sipas tij, lëvizjet e fundit janë një përpjekje e organizuar nga Perëndimi për të rrëzuar qeverinë legjitime. Më tej akoma, ai e ka cilësuar opozitën ukrainase si një mbulim të mundshëm për terroristët. (http://rbth.co.uk/international/2013/12/04/putin_blames_external_forces_for_ukrainian_crisis_32255.html). Putin theksonte se organizimet e tanishme synojnë zgjedhjet presidenciale të vitit 2015 dhe kanë kohë që janë përgatitur. Ndërkohë “Zëri i Rusisë” bënte të ditur se forcat e Ministrisë së Brendshme ukrainase kanë lëvizur këto ditë nga Krimea drejt Kievit, në përpjekje për të forcuar masat ndaj protestuesve. Ukraina është porta evropiane e Rusisë dhe kjo nuk është hera e parë që forcat filoperëndimore me ato filoruse ndeshen në këtë vend. E reja është se kundërshtimi i Moskës për ndërhyrje të huaj në Ukrainë vjen pas suksesit të saj në krizën siriane, që dëshmoi se ndihmat ndaj regjimeve të ndryshme mund të rezultojnë efikase në përballimin e presioneve ndërkombëtare.

s.z

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ukrainsit te ndame dikush me Rusine e dikush me Europen si shqiptart dikush me Turqine e dikush me Europen.

Submitted by Anonim (not verified) on

nga do shkoje???

ja ti ngreje Rusia cmimet e gazit dhe bej pyetjen perseri .... e ja te shohim demonstratat ne dimrin ukrains ...

europa le ta ngrohe pastaj prape me llafe te mira

Submitted by ervin (not verified) on

Problemi eshte se europa perendimore de facto i ka braktisur te gjitha shtetet lindore dhe politika e jashtme e ketyre shteteve ne zhvillim duhet te behet me pragmatike dhe te mbroje interesat e veta. Per me teper europa e sotme ka sindromen e nje vendi te madh qe shihet si nje lope per tu vjele e jo si nje komunitet i perparuar nga i cili mund te perfitohet kulture demokratike pike se pari si dhe bashkepunim i perbashket ekonomik se dyti. Europa per mua duhet te nderroje kursin e politikave te veta nese nuk do qe dyndja nga bota e trete te vazhdoje deri ne asfiksi per kete xhevahir qe sot ngjan si i vjedhur prej vetvetes.

Submitted by Anonim (not verified) on

Edhe ne luften e dyte boterore ukrahinasit ishin te ndare dikush me Rusine dhe dikush me Rajhun e trete.. ndersa tani dikush me Rusine dhe dikush me Rajhun e katert..!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.